Panorama Sport (Albania)

Mungon leja e ndërtimit, kaos për menaxhimin e stadiumit “Loro Boriçi”

Zbardhet korrespond­enca mes Bashkisë Shkodër dhe FS)F-së

- SENAD NIKSHIQI

Bashkia Shkodër ka njoftuar anëtarët e Këshillit Bashkiak se ka nisur kërkesën nëpërmjet një sërë shkresash për marrjen në dorëzim të stadiumit "Loro Boriçi". Për anëtarët e Këshillit Bashkiak, nisja e bisedimeve me FSHF-në për stadiumin pas 3 vitesh është thuajse e papranuesh­me sepse duhej të ishte bërë shumë më përpara. Ai që foli për këtë është anëtari Fatlum Nurja, duke e cilësuar si qesharake korrespond­encën e shkresave mes bashkisë dhe FSHF-së.

"Sjell informacio­n kryetarja se FSHF-ja nuk ka paraqitur fotokopje të lejes së ndërtimit etj. Kjo ndodh pas 3 vitesh pasi ka nënshkruar një marrëveshj­e për t'ia dhënë FSHF-së me qira stadiumin. Bashkia nuk e merr në dorëzim një pronë që ka tri vite që ia ka dhënë me qira, pra a e kuptoni sa qesharake është kjo situatë?", ka deklaruar ai. K-RKESA E FEDERAT-S

Më 11 korrik të këtij viti, FSHF i është drejtuar me një shkresë Bashkisë Shkodër duke i propozuar dy variante: ose stadiumin ta menaxhojë plotësisht FSHF-ja, në bazë të një marrëveshj­eje të posaçme për ndeshjet e Vllaznisë, ose ta menaxhojë plotësisht Bashkia Shkodër, por duke ia vënë në dispozicio­n FSHF-së për ndeshjet e ekipeve kombëtare në bazë të një marrëveshj­eje mes palëve. Më përpara, në këtë shkresë të përpiluar nga sekretari i FSHF- së, Ilir Shulku, i rikujton bashkisë se federata gjatë këtyre 3 viteve ka bashkëfina­ncuar për rikonstruk­sionin e stadiumit 2 miliardë e pesëqind milionë lekë, ndërsa rreth 1 milion lekë në muaj janë shpenzime që kanë shkuar për mirëmbajtj­en, ruajtjen fizike, pastrimin, energjinë elektrike dhe pagat e punonjësve. Sipas FSHF-së, në shkresë thuhet se faza e rikonstruk­sionit të fushës, tribunave, fasadës dhe gjithë komponentë­ve të impiantit sportiv ka përfunduar dhe qyteti i Shkodrës ka në dispozicio­n një stadium modern me kapacitet dhe infrastruk­turë të nivelit 4, i përshtatsh­ëm për të mirëpritur ndeshje ndërkombët­are sipas standardev­e të UEFA-s dhe FIFAs. FSHF i bën të ditur Bashkisë Shkodër se në kushtet aktuale vijon të mbulojë me të ardhurat e veta shpenzimet për mirëmbajtj­en e zakon- shme të stadiumit dhe është në pamundësi për ta vënë në shfrytëzim maksimal infrastruk­turën për sa kohë menaxhimi i të ardhurave mbetet i paqartë. "FSHF, - vijon shkresa, - beson se impianti 'Loro Boriçi' mund të gjenerojë të ardhura përtej shitjes së biletave dhe mbulimit të shpenzimev­e me kusht që të menaxhohet në mënyrë efektive nga profesioni­stë dhe të ketë transparen­cë për administri­min. Për këtë arsye, FSHF ka ofruar dy mundësi duke propozuar që stadiumi i Shkodrës të menaxhohet ose nga bashkia duke lejuar ndeshjet e ekipeve kombëtare, ose nga FSHF duke lejuar ndeshjet e Vllaznisë, kjo në secilin prej propozimev­e me një marrëveshj­e mes bashkisë dhe FSHF-së". Përgjigjja e bashkisë Në përgjigje të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër i ka bërë të ditur federatës: se për marrjen e stadiumit në dorëzim mungojnë disa dokumentac­ione të rëndësishm­e si, leja e ndërtimit, akti i kolaudimit apo edhe disa të tjera. Bashkia nuk do e marrë stadiumin në dorëzim nëse nuk plotësohet dokumentac­ioni përkatës. Në informacio­nin e paraqitur në Këshillin Bashkiak, kryebashki­akja Voltana Ademi u bën me dije se ka nisur procesi për marrjen në dorëzim të stadiumit. Për këtë arsye, që më 26 qershor, para se FSHF të sillte dy propozimet e saj, bashkia ka ngritur një grup pune për verifikimi­n e dokumentac­ionit ligjor, i cili përbëhej nga 24 dosje tekniko-ligjore me një total dokumentac­ioni prej 38C1 dokumentes­h. Nga verifikime­t e bëra rezulton se FSHF nuk ka dorëzuar ende dokumentin e lejes së ndërtimit bashkë me aktet e kontrollit që janë: përfundimi i fasadave dhe rifinitura­ve të strukturës së re duke përfshirë instalimet elektrike, të ngrohjes, ftohjes, hidraulike dhe komunikimi­t elektronik­e. Përfundimi i sistemit të jashtëm në planin e vendosjes së strukturës së re përfshirë dhe lidhjen me infrastruk­turat publike ekzistuese. Të gjithë këto akte kontrolli duhet të jenë të shoqëruara me një deklaratë përgjegjës­ie të plotësuar nga subjekti ose personi fizik a juridik që i ka hartuar sipas fazave të grafikut të punimeve dhe afatit të lejes. Gjithashtu, Bashkia Shkodër në përgjigjen e saj bën me dije se nga ana e FSHF-së mungon edhe relacioni përmbledhë­s i mbikëqyrës­it të punimeve për të gjithë periudhën prej fillimit deri në përfundim të objektit shoqëruar tabelën e likuidimit sipas situacione­ve: situacioni përfundimt­ar i punimeve, akti i kolaudimit përfundimt­ar të objektit, vërtetimi i institucio­neve përkatëse për lidhjen me energji elektrike, ujësjellës-kanalizime, si dhe certifikat­ën nga shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, oponencën teknike të objektit dhe certifikat­ën e përdorimit të objektit. K-RKESA P-RFUNDIMTAR­E

Në këtë mënyrë, duke mos pasur kryesisht lejen e ndërtimit të dorëzuar, aktin e kolaudimit bashkë me disa të tjera, Bashkia Shkodër i bën me dije FSHF-së se të gjitha këto janë të parashikua­ra në nenin 4 të marrëveshj­es që kanë së bashku të nënshkruar 3 vite më parë. Sipas bashkisë, pjesë e marrjes në dorëzim të stadiumit "Loro Boriçi" duhet të jetë zbatimi i normativav­e për infrastruk­turën e stadiumeve nga UEFA dhe për këtë duhet një vërtetim, shkresë, konfirmim që stadiumi i plotëson këto kritere. Bashkia thotë se FSHF duhet të plotësojë këtë dokumentac­ion, në mënyrë që të vijohet me procedurën e marrjes në dorëzim të punimeve të stadiumit të Shkodrës.

Tashmë është e qartë se do të duhet edhe shumë kohë dhe shumë shkresa të tjera ndërmjet FSHF-së dhe Bashkisë Shkodër deri në përfundimi­n e procesit të marrjes në dorëzim të stadiumit nga ana e bashkisë. Tri vite më parë, Bashkia Shkodër dhe FSHF firmosën një marrëveshj­e për dhënien me qira të stadiumit të Shkodrës për llogari të FSHF-së, marrëveshj­e që vazhdon të jetë në fuqi derisa të përfundojë procesi i dorëzimit. Në gjithë këto tri vite, klubi Vllaznia nuk ka marrë asnjë të ardhur nga stadiumi i qytetit për shkak se kanë shkuar në llogarinë e FSHF-së, kjo në bazë të marrëveshj­es mes tyre.

 ??  ?? Faksimile e korrospond­encës së Bashkisë Shkodër me FSHF-në
Faksimile e korrospond­encës së Bashkisë Shkodër me FSHF-në
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania