Panorama Sport (Albania)

Videot e Ronaldos me detyrim, por makthi lacial është Dibala

Kristiano tremb, por Paulo u ka shënuar 10 gola

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ka trajnerë që duan ta shmangin në maksimum, por për Simone Inzagin, celularët mund të jenë një ndihmë më shumë për futbollist­ët e tij, nëse përdoren në mënyrën e duhur. Dhe duke iu referuar të përditshme­s "Corriere dello Sport", trajneri i kryeqyteta­sve kërkon ta përdorë teknologji­në për të ndalur Kristiano Ronaldon. "Prej më shumë se një viti, Inzagi ka integruar një sistem stërvitjej­e, duke hapur një grup 'WhatsApp'-i ku bën pjesë e gjithë skuadra, në të cilën dërgon video të specifikua­ra për skuadra dhe kundërshta­rë të ndryshëm të Lacios. Por, në pritje të Juventus-Lacio dhe përballjes me 'Topin e Artë', pa dyshim që ky aplikacion mund të vijë edhe më shumë në ndihmë, me lojtarët, sidomos mbrojtësit dhe mesfushorë­t e difensivës, që janë të detyruar për të studiuar lëvizjet që bën në fushë kampioni portugez", shkruhej në faqet e "Corriere dello Sport". Nga ana tjetër, edhe Thomas Strakosha ka nisur të studiojë me vëmendje goditjet e penalltive dhe sidomos goditjet e dënimit me afekt apo edhe pozicio-

net nga ku Kristiano Ronaldo kërkon më shpesh goditjet e tij surprizë. Ndeshja e zhvilluar kundër Kievos është absolute për të gjithë lojtarët për të parë Juventusin e parë të "CR7"-ës, por sigurisht që edhe në një video tjetër janë edhe lëvizje dhe specifika të ndryshme

mbi 33-vjeçarin e Juventusit. Por, makthi është Dibala Për Lacion dhe Simone Inzagin do të jetë më mirë sikur në studimin e lojës së Juventusit, mos të jetë harruar as ajo e Paulo Dibalës. Vërtet tetorin e vitit të kaluar, argjentina­si u ndal nga Thomas Strakosha

në minutën e 96-të, nga pika e penalltisë, duke u dhuruar bardhekalt­ërve fitoren 2-1, pas 15 vitesh në Torino, por në të njëjtën kohë ishte po Paulo Dibala, ai që u hakmor në fazën e dytë të sezonit të kaluar, me një gol spektakola­r, në minutën e 93-të, i cili i lejoi

Juves që të parakalont­e Napolin në renditje dhe të hapte rrugën drejt titullit të shtatë kampion radhazi. Dhe nëse analizojmë statistika­t dhe përballjet mes Lacio dhe Paulo Dibalës, ku ky i fundit ka luajtur jo vetëm me bluzën e Juves, por edhe me atë të Palermos,

shifrat nënvizojnë se argjentina­si është një makth i vërtetë për kryeqyteta­sit, pasi në 10 ndeshje i ka shënuar 10 gola. E thënë ndryshe, Dibala shënon mesatarish­t 1 gol për ndeshje ndaj Lacios, kështu që të kaltrit nuk duhet të studiojnë vetëm Ronaldon...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania