Panorama Sport (Albania)

Keita: E lehtë të pranoja Interin, me Juventusin matemi në fund

-

"Nuk u mendova për asnjë moment: kur merr një ofertë nga Interi zgjedhja bëhet e lehtë". Keita është prezantuar: buzëqeshje me në duar fanellën numër 11. "Në Montekarlo kalova shumë mirë, por duhet të falënderoj Interin që bëri një sforco të madhe për të më marrë këtu. Pozicioni im i preferuar? Mund të luaj në gjithë sulmin, nuk veçoj asnjë. Luaj ku Spaleti të dëshirojë. Numri? 14ën e ka Naingola, por e kisha menduar ndërrimin e numrit dhe 11ën e kam mbajtur te "Primavera". Më pëlqen? Rikthimi në Romë? Për momentin nuk e mendoj, kemi shumë ndeshje përpara. Një premtim tifozëve? Shumë punë dhe grintë!".

FAKTORI SPALETI - "Është një trajner me eksperienc­ë të madhe, e kam përballur disa herë si kundërshta­r, të gjithë më kanë folur mirë për të. Jam i lumtur që ndodhem këtu edhe pse ndodhet ai, e di që do më ndihmojë në rritje. Për të dhe Interin jam i gatshëm të luaj edhe në mbrojtje, në fund të fundit në futbollin modern duhet të jesh i zoti edhe në lëvizjet pa top". Keita shton: "Unë e De Vraj tek Interi me një të kaluar te Lacio? Edhe ne duam të shkruajmë historinë me këtë fanellë, ashtu si lojtarë të mëdhenj që kanë ardhur nga Roma; shpresoj gjithçka të shkojë mirë. Interi antiJuvja? Nuk mendojmë për Juven, por vetëm te skuadra jonë. Duhet të fokusohemi që t'i fitojmë të gjitha ndeshjet, klasifikim­i do jetë pasojë. Kristiano Ronaldo në Itali? Kampionati italian ka qenë gjithmonë i vështirë, me kampionë të nivelit të lartë. Këtë vit pritet më shumë spektakël: diçka pozitive për të gjithë".

GATI PËR TORINON - "Me Sasuolon humbëm, por nuk duhet të demoralizo­hemi. Jemi gati për Torinon, kam besim, jemi një skuadër e madhe dhe do e dëshmojmë". Rikthimi në Serinë A duket ta ketë entuziazmu­ar: "Është një kampionat që më pëlqen shumë, i duhuri për mua. Ku do jem pas një viti? Tek Interi, normale. Isha pranë kësaj fanelle tre vite më parë e madje edhe vjet. Më pëlqen të jem protagonis­t. Interi është një klub që e simpatizoj që kur isha fëmijë dhe luaja te Barcelona". Meritë e Etosë, që një ditë në "Camp Nou" i shpjegoi disa sekrete.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania