Panorama Sport (Albania)

Sulmi i Vidalit: Reali, dy Champions më pak me VAR-in

"Kam ardhur për Europën, kjo sfidë më karikon"

-

Arturo Vidal, mes fushori që sapo është transferua­r te Barcelona, nuk është sigurisht nga ata që flet pa lënë gjurmë. Kiliani, ish-futbollist i Juventusit dhe i Bajernit të Mynihut, e ka bërë të nxehtë merkaton e verës ku zërat për të shkuar tek Interi përpara se të pranonte ofertën e katalanasv­e, qarkulloni­n në mediat gjermane dhe ato italiane. E pikërisht në intervistë­n për "Mundo Deportivo", mesfushori ka sulmuar menjëherë hapur rivalët historikë të skuadrës së tij, Realin e Madridit. Në fakt, me "merenguet", Arturo Vidal ka plagë të hapura dhe, siç duket, ato ndeshje nuk i ka harruar ende. Një provokim i hapur, që edhe pse lidhet me bavarezët, tifozët e tij të rinj te Barcelona nuk mund të mos e mbështesin kilianin. "Dua të fitoj gjithçka dhe në veçanti ' Champions League'", ka deklaruar mesfushori që edhe pse ka luajtur me dy gjigantë të kontinenti­t, nuk e ka fituar kurrë kupën me "veshët e mëdhenj". Për më shumë, dy herë i ndalur me bluzën e Bajernit nga Real Madrid. Përplasjet në fjalë janë shoqëruar me vendime të kontestuar­a arbitrare, që kanë lënë si trashëgimi polemikat, që vazhduan për disa javë me akuza nga drejtuesit e Bajernit drejt UEFA-s. Vidal nuk ka harruar atë që ka ndodhur dhe duket se mezi pret të hakmerret ndaj madrilenëv­e. Ky "misioni" i tij është i mundshëm me fanellën e re të Barcelonës, ekip ku kiliani është transferua­r përpara disa javësh. Duke u rikthyer te Liga e Kampioneve, risia e re e kompeticio­nit do të jetë teknologji­a. Vidal e ka mendjen te sfidat e humbura, teksa nxiton të sqarojë se me ndihmën e saj ndoshta bavarezët do të kishin ndonjë Kupë Kampionesh më shumë, mbase dy. "Me VAR-in, Bajerni i Mynihut do të kishte dy Liga Kampionesh më shumë në muzeun e tij, ndërsa Reali dy më pak. Por, kjo na u mohua në ndeshjet ndaj Realit në gjysmëfina­le", u shpreh lojtari. Kujtojmë që "VAR" do të përdoret vetëm nga faza e çerekfinal­eve e në vazhdim. Vidal nuk ngurroi të shprehte dhe objektivat që ka me klubin e ri. "Kam ardhur të fitoj çdo gjë. Klubi i ri dhe kampionati më stimulojnë shumë për të dhënë gjithçka me fanellën e Barcelonës", u shpreh mesfushori. Arturo duket në formë të mirë dhe problemet me alkoolin tani i përkasin së shkuarës. Lojtari ndihet mirë në klubin e ri dhe është gati të fitojë sa më shumë trofe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania