Panorama Sport (Albania)

Mavraj te grekët e Aris, Basha i jep një “asist”

Migjeni bën "shkesin", priten zhvillime pozitive për shqiptarin

- OLSI TUJANI

Merkato e transfer imeve është futur në javën e saj të fundit për shumë nga kampionate­t europiane që kanë ende hapësira transferim­esh deri në fund të muajit gusht. Në këtë periudhë, shumë prej kuqezinjve të Kombëtares kanë mbetur ende në kërkim të një skuadre që plotëson kërkesat sportive, financiare, si dhe gjithçka ka të bëjë me një transferim futbollist­i në një ambient tjetër. Mërgim Mavraj prej disa javësh është i larguar nga Hamburg, me të cilën zgjidhi kontratën dhe tashmë është në bisedime konkrete me skuadrën greke të Arisit të Selanikut. OFERTA

Në Greqi raportohet si një goditje e madhe për Aris në rast se Mavraj do të transferoh­ej. Nga sa bëhet me dije, klubi grek ka bërë një ofertë konkretet për shqiptarin dhe bisedimet kanë kaluar në çështjet e hollësishm­e financiare. Deri më tani, thuhet se mbrojtësi kuqezi ka disa pakënaqësi dhe palët nuk kanë gjetur një akord të plotë, mirëpo mësohet se bisedimet janë në zhvillim dhe të dyja palët kanë një interesim paraprak për ta përmbyllur me sukses. BASHA

Migjen Basha është shqiptari që firmosi për skuadrën greke gjatë kësaj merkatoje transferim­esh. E sipas mediave greke, është pikërisht mesfushori kuqezi ai që mund të bëjë të mundur arritjen me sukses të kësaj tratative. Sipas mediave greke, bëhet me dije se Basha po bisedon me mbrojtësin për ta bindur për kushtet dhe projektin e ekipit grek. Miqësia dhe raportet mes dy lojtarëve mund të shërbejnë që Mërgim Mavraj të pranojë ofertën e bërë nga Aris dhe nga starti i sezonit të shohim dyshen e lojtarëve të Kombëtares në këtë ekip. Arisi është duke pritur "asistin e sezonit" nga mesfushori i sapotransf­eruar, i cili duhet të bindë mbrojtësin e Kombëtares që të luajnë bashkë në Superligën greke.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania