Panorama Sport (Albania)

Kukësi, një ndeshje “kunjash” ndaj Flamurtari­t

Nisin skarcimet, miqësorja me Pogradecin kthjellon stafin

- LLAZI SARO

Skënderbeu do të rifutet në merkato dhe kjo duket se është tepër e rëndësishm­e për të forcuar ekipin në garën që tashmë ka nisur. Gjithçka lidhet me faktin që shumë nga lojtarët, të cilët ishin në provë te Skënderbeu, nuk kanë rezistuar shumë ose të paktën shumica janë skarcuar. Një ditë më parë ka qenë radha e afrikanit Kingslei dhe franko-kamerunasi­t Janik Makota që të mbyllnin pa e nisur ende aventurën si bardhekuq. Miqësorja me Pogradecin tregoi anët e errëta të merkatos së Skënderbeu­t këtë verë. Të dy futbollist­ët në fjalë duket se nuk do të jenë më pjesë e korçarëve dhe këtë verdikt e ka dhënë trajneri i Skënderbeu­t. Së bashku me ta ka bërë gati valixhet edhe palestinez­i El Kaied, i cili erdhi me aq shumë bujë, madje u ftua edhe nga kombëtarja e Palestinës, por nuk është për nivelin e Skënderbeu­t. Në këtë situatë, i vetmi apo le të themi të vetmit që kanë bindur janë mesfushori i ri Aldo Qoshku, i cili, edhe për shkak të moshës së tij 18 vjeç, mund të përdoret nga ekipi i të rinjve. Ndërsa tjetri është Saliu Gundo, i cili pavarësish­t se ka firmosur një kontratë për tri vitet e ardhshme me Skënderbeu­n, ka treguar shenja të mira edhe gjatë takimit miqësor me liqenorët, duke bindur Shehin se mund t'i shërbejë për sezonin e ri, ku korçarët do të kërkojnë të mbrojnë titullin kampion.

EMERGJENCA - Në të tilla kushte, duke parë që largimet kanë bërë punën e vet në këtë mes, por edhe faktin se afrimet nuk kanë siguruar cilësinë e pretenduar nga drejtuesit korçarë, ka qenë sërish radha e trajnerit bardhekuq që të kërkojë me ngulm afrimet. Burime pranë klubit bëjnë me dije se një gjë të tillë Shehi ia ka kërkuar Takajt menjëherë pas ndeshjes me Pogradecin. Nga sa raportojnë këto burime pranë klubit korçar, Shehi ka kërkuar të paktën afrimin e dy mesfushorë­ve cilësorë që do të mbushin hapësirat e lëna bosh nga largimet e shumta në këtë repart. Ndërsa nga ana tjetër, është lënë të kuptohet se edhe një sulmues që do të bënte diferencën në repartin e avancuar është më se i domosdoshë­m në Korçë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania