Panorama Sport (Albania)

TeutaTeuta trembtremb Tiranën,Tiranën, Ze MariaMaria “kërcënon”“kërcënon” Dokën:Dokën: NukNuk ështëështë MesiMesi

Durrsakët marrin një barazim të çmuar, Latif “i dënon” sërish me portën bosh

- OLSI AVDIAJ

Shumë zhurmë për një pikë. E tillë ishte sfi da mes Tiranës dhe Teutës e luajtur mbrëmë në "Selman Stërmasi", ku edhe pse nuk pati gola, fitoi spektakli. Një ndeshje e bukur me raste për gol dhe me ekipe që më në fund luajnë futboll të hapur dhe me logjikë, por që mbyllet fatkeqësis­ht në barazim 0-0. Një Tiranë ndryshe, pa droje, por që nuk di të shënojë dhe një Teutë me një rast të artë për gol, shtyllë e traversë, tregojnë qartë se skuadrat dje argëtuan të pranishmit në stadium. Mëkati i vetëm i 90-minutëshit mbetet goli, i cili vazhdon të mos gëzohet si te durrsakët dhe bardheblut­ë. Janë munduar dje me të gjitha mundësitë, por nuk ia kanë dalë. Edhe eksperimen­ti i Ze Marias nuk ka sjellë asnjë rezultat, ndërsa Shkëmbi në fund ka qarë rastet e humbura për gol. Një sfidë, e cila kënaqi të pranishmit, për lojën, por zhgënjeu bardheblut­ë për sa i përket rezultatit. Pesë pikë të humbura që dy javët e para, janë goditje e rëndë për ekipin bardheblu, që veç sulmuesit të golit, duhet të gjejë edhe fitoren e munguar. Sa për Teutën, urime Shkëmbit. Realisht ka ndërtuar një skuadër simpatike...

Ndeshja - Të dy trajnerët, si Ze Maria dhe Bledi Shkëmbi nuk zhgënjyen në parashikim­et e para ndeshjes. Për Tiranën një formacion eksperimen­tal me katër mesfushorë dhe dy sulmues. Nga ndeshja e parë në stol janë ulur Daja e Greca për Hasanin e Blazhevski­n. Bardheblut­ë luajnë me dy sulmues të deklaruar. Për sa u përket durrsakëve, Shkëmbi hedh të njëjtin formacion me të cilin luajti një javë më parë me Flamurtari­n. Në 10 minutat e para loja është pa emocion dhe nuk ka asnjë rast për t'u shënuar. Tirana luan me frikë, por mundohet të shohë përpara vetëm me anë të kundërsulm­eve. Rastet janë të pakta për shënim dhe të dyja skuadrat duan të kapin tjetrën në kundërsulm. Luftojnë fort në mesfushë, ndërsa bardheblut­ë kanë një epërsi territoria­le më të madhe. Shkëmbi largon Kamaranë të dëmtuar, ndërsa nga ana tjetër Tirana mundohet të shtyjë përpara. Pranë golit shkon Teuta, e cila ndalet nga shtylla dhe portieri Abibi, i cili pas disa sigurive grushton një kthim të Osmanit në zonën bardheblu, e më pas Hoxhallari spastron zonë. Menjëherë, në krahun tjetër Kobina i jep një top të artë Hasanit, i cili vetëm para portës del huq. Me këto dy raste, shumë të pastra në fund të pjesës, mbyllet fraksioni i parë i lojës, që gjithsesi nuk është se ndryshojnë rezultatin.

Pjesa e dytë - Në 45 minutat e dyta ka gjithçka në fushën e lojës. Traversa, shtylla, raste të pastra për shënim dhe gabime para portës. Si bardheblut­ë dhe durrsakët mundohen që të godasin portën dhe kanë raste sporadike. Tirana është më përpara dhe shumë kërkuese në fushën e lojës, ndërsa Teuta rreshtohet më pas. Gjithsesi, rastin e parë drithërues e ka Teuta me Amadu Latifin, i cili i vetëm para Abibit të rrëzuar nuk çuditërish­t nuk shënon gol. Çmenden durrsakët, të cilët shohin t'u ikë një rast madh nga duart. Ze Maria shikon që ka probleme dhe zëvendëson Dokën e Karabecin me Kërçikun dhe Grecën. Të dy lojtarët i japin një ritëm tjetër ndeshjes. Në minutën e 74-t, Greca merr krahun e majtë, pasi djeg të gjithë durrsakët, kroson në qendër për Sentamunë, i cili godet me kokë, por vetëm jashtë. situata përmbyset menjëherë dhe brenda 60 sekondave, sërish Teuta mund të kishte shënuar si me Vecajn, i cili godet në mënyrë të kalibruar, por ndalet nga Abibi si dhe Beqja që trondit shtyllën e Tiranës, pas një gjuajtjeje nga jashtë zone. Tirana ka kontrollin e lojës, ndërsa Teuta mundohet të godasë me kundërsulm. Rasti i fundit serioz shënohet në minutën e 84-t me Dorian Kërçikun, që pas një topi të Grecës, godet me kokë, por veterani Isli Hidi bën mrekullinë dhe e mban portën të paprekur. Edhe pse luhen edhe 3 minuta shtesë, sërish rezultati nuk ndryshon. Në fund Tirana e Teuta koleksiono­jnë raste për gol, shtylla e traversa, por në fund ndajnë nga një pikë. Si njëra dhe tjetra fitoren e parë në kampionat e shtyjnë për javën tjetër...

 ?? FOTO: KFTIRANA. AL ?? Mbrojtësi Mbrojtësi bardheblu bardheblu braktisi braktisi fushën fushën pas pas zëvendësim­it, zëvendësim­it, trajneri: trajneri: Mentalitet Mentalitet shqiptari, shqiptari, nuk nuk ka ka të të paprekshëm paprekshëm TIRANA-TEUTA 0-0 Avdyli dhe Turtulli në një dyluftim
FOTO: KFTIRANA. AL Mbrojtësi Mbrojtësi bardheblu bardheblu braktisi braktisi fushën fushën pas pas zëvendësim­it, zëvendësim­it, trajneri: trajneri: Mentalitet Mentalitet shqiptari, shqiptari, nuk nuk ka ka të të paprekshëm paprekshëm TIRANA-TEUTA 0-0 Avdyli dhe Turtulli në një dyluftim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania