Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

Juventusi ka fituar 20 nga 27 ndeshjet në Serinë A kundër Lacios. Këta të fundit kanë arritur vetëm 1 fitore dhe 6 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Lacio ka gjetur fitoren në ndeshjen e fundit në kampionat kundër bardhezinj­ve në Torino, duke thyer ecurinë negative prej 13 ndeshjes pa fitore ndaj "Zonjës".

Në kampionati­n e kaluar, Juventusi ka humbur vetëm 2 ndeshje të luajtura në shtëpi. Asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë. Një nga dy humbjet erdhi pikërisht ndaj Lacios.

Skuadra e Inzagit humbi 1-2 në ndeshjen e parë të kampionati­t në javën e kaluar. Por ata nuk humbasin dy ndeshjet e para që nga vitit 20062007.

Në gjashtë nga 7 kampionate­t e fituara, Juventusi i ka fituar të dyja ndeshjet e para. Por në sezonin 2015-2016 skuadra e Alegrit i humbi të dyja ato.

Lacio e Inzagit nuk ka fituar në 4 ndeshjet e fundit në kampionat. Ka arritur 2 barazime dhe 2 humbje. Por që nga koha kur ai është trajner, nuk ka arritur kurrë 5 ndeshje pa fitore.

Çiro Imobile shënoi dopietë në ndeshjen e fundit kundër Juventus në "Stadium". Ai ka marrë pjesë në 65 gola me fanellën e Lacios, 53 i ka dërguar fetë në rrjetë dhe 12 asiste në 70 prezenca.

Kristiano Ronaldo ka shënuar në 3 ndeshjet që ka luajtur në stadiumin e Juventusit ri rival. Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Këtë herë luan për herë të parë si "mik" dhe jo si kundërshta­r.

Goli i parë i Duglas Kostës në Serinë A erdhi pikërisht ndaj Lacios në tetorin e vitit 2017.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania