Panorama Sport (Albania)

“Ju tregoj sherret me De Zerbin, te Peskara nuk jam i vetmi lider”

-

Pas një sezoni tepër të vështirë në Serinë A me fanellën e Beneventos, mesfushori Ledian Memushaj u rikthye te Peskara, aty ku pati shkëlqimin më të madh në karrierën e tij. 31-vjeçari, që më herët ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te "Delfinët", gjatë një interviste për mediat italiane thotë se ky do të jetë një sezon tepër i vështirë, ndërsa kërkon impenjim maksimal nga shokët e ekipit. Ai gjithashtu ndalet edhe te aventura në Serinë A ku, pas konfliktev­e me trajnerin De Zerbin, humbi edhe vendin e titullarit.

U pritët shumë mirë këtu: jeni një lider më shumë në një repart konkurrues të kësaj skuadre. Këtë sezon nuk kemi një apo dy liderë në ekip, janë disa dhe kjo është gjë e mirë. Kampionati këtë vit është i fortë dhe, me këmbët në tokë dhe kokën ulur, duhet të punojmë ndeshje pas ndeshjeje. Në fund të sezonit të kaluar po shpresoja që të kthehesha përsëri këtu dhe është shumë bukur.

Çfarë nuk shkoi me De Zerbin?

Kemi karaktere të njëjta. Patëm disa konflikte, pasi ai është pak inatçi. Gjithsesi, ka cilësi mjaft të mira.

Një rikthim ky te Peskara. Do i gjuani ju penalltitë?

Këtu te Peskara gëzohem që gjeta sërish z.Xhizepe Pilon (trajnerin). Nuk kam pasur shumë fat, por me të te Karpi zhvillova një sezon fantastik. Penalltitë? Jo, nuk do i godas unë. Kam bërë një operacion në kavilje dhe nuk jam ende në formën time më të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania