Panorama Sport (Albania)

Shembja e idhujve

- Nga YLLI AGA

Këto rreshta janë ekskluzivi­sht për të gjithë ata që e kanë jetuar dhe ndier në detaje epokën e para viteve '90 dhe veçanërish­t dhjetëvjeç­arin e fundit të tij. Ishte koha e izolimit total, mohimit të shumë të drejtave dhe mizerjes ekonomike. Uniformite­ti dhe ngjyrat e errëta rrethonin realitetin e gjithsecil­it...

Lojtarët e Tiranës i bëjnë analizën njëri-tjetrit. Kjo është gjetja më e fundit e trajnerit brazilian të bardhebluv­e. Kështu, pas barazimit pa gola mes Tiranës dhe Teutës, bardheblut­ë kanë zhvilluar dje stërvitjen e radhës në "Skënder Halili". Trajneri Ze Maria në ndryshim nga herët e tjera, në analizën e pasndeshje­s, të zhvilluar dje, e cila zgjati më shumë se 50 minuta, ka gjetur një formë tjetër diskutimi. Lojtarët duhet t'i bënin analizën njëritjetr­it ose më saktë, ai që do të diskutonte për ndeshjen, duhet të prekte problemet e shokëve të skuadrës gjatë 90 minutave. Kanë qenë disa nga lojtarët, të cilët kanë diskutuar, duke treguar të mirat dhe të këqijat e ndeshjes, ku sërish nuk u shënua gol. Në fund, ishte stafi teknik ai që diskutoi për ndeshjen, duke analizuar në detaj gabimet me çdo futbollist. Më pas, ekipi u kthye në stërvitje, duke nisur përgatitje­t për ndeshjen me Kukësin. Katër futbollist­ë kanë zhvilluar stërvitje të diferencua­r. Bëhej fjalë për Edon Hasanin, Marvin Turtullin, Dejan Blazhevski­n dhe Uinful Kobinën. Lojtarët ishin të ngarkuar dhe pasi zhvilluan disa xhiro rreth fushës së lojës, u futën në dhomat e zhveshjes. Pjesa tjetër e grupit për rreth 1 orë e 30 minuta u stërvit në vapën e kryeqyteti­t. Skuadra pritet të rinisë të hënën përgatitje­t për sfidën me kuksianët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania