Panorama Sport (Albania)

Milani e bën dramë, përmbyset me tre gola nga Napoli

Zielinski dhe Mertens fantastikë, Napoli përmbys kuqezinjtë në vetëm 15 minuta

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nëse historia e mësuesit dhe nxënësit ishte më e përfolura gjatë javës, arsyeja sot është edhe më e dukshme. Diçka më shumë rreth temës me siguri mund të dijë Gatuzo, që mbrëmë asistoi i pafuqishëm ndaj përmbysjes së Napolit kundër skuadrës së tij: nga 0-2 në 3-3 në më pak se 45 minuta. Milani pa t'i rrëshqiste nga duart një trepikësh, të cilat kishte mundësinë e artë t'i merrte ndaj një rivali që për një orë nuk dha shenja të qarta jete. Përveç pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë, djemtë e Ançelotit meritojnë një duartrokit­je të madhe, duke dhënë provën e radhës që në futboll duhet besuar vërtet deri sa arbitri të vërshëllej­ë fundin e takimit.

NDRYSHIME - Ndryshe nga ndeshja e parë ndaj Lacios, i vetmi ndryshim për napolitanë­t ishte ai i portierit, ku Ospina parakalon Karnezis. Kuqezinjtë nga ana e tyre u shfaqën më shumë të vjetër sesa të rinj, ku fytyra e vetme e re ishe ajo e Gonzalo Higuainit në majën e sulmi, me Gatuzon që preferoi të mbështetej në mekanizma dhe aftësi të njohura. Napoli vinte në ndeshjen e parë sezonale në shtëpi me tri pikë në renditje dhe si një ekip që fiton, pavarësish­t ndryshimit të trajnerit, ndërsa Milani përfaqëson­te një ekuacion me shumë të panjohura. Skuadra e jugut të Italisë propozoi përsëri një futboll të parashikue­shëm dhe pak agresiv, por nëse në Romë shkëndija u ndez menjëherë, mbrëmë u deshën ekzaktësis­ht 60 minuta për të parë potenciali­n e frikshëm të djemve të Ançelotit. Pavarësish­t nisjes së dobët të Napolit, duhet theksuar se te kuqezinjtë u vu re edhe dora e trajnerit që këtë vit e nis që nga faza përgatitor­e sezonin. Milani propozon një qarkullim të mirë topi dhe po të mos ishte për gabime teknike individual­e, ndoshta sfida mund të kishte marrë një kthesë tjetër. Aksioni i golit të parë të "Djallit", është prej manuali futbolli me Suson që ndërron krah, Borinin që bën spondën dhe Bonaventur­ën që depërton në zonë dhe mposht portierin rival. Mesfushori përsëri protagonis­t i një krosi të rrezikshëm, ndërsa pjesa e parë e Napolit është e gjitha në një goditje të rrufeshme të Kajehonit.

ÇFARË PËRMBYSJE! - Me golin e Davide Kalabrias

në minutën e tretë të pjesë së dytë, Milani dha idenë se i vuri një hipotekë ndeshjes, por Zielinski vendos që Napoli nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Polaku përfiton nga një "dhuratë" e Bilas dhe mposht Donarumën. "San Paolo" merr shkëndijën

për zjarrin e madh, të cilin Ançeloti e ndez duke futur Mertens në vend të Hamshik dhe duke ndryshuar modulin nga 4- 3- 3 në 4- 2- 3- 1. Në minutën e 67- të përsëri Zielinski ndëshkon kuqezinjtë nga jashtë zone në zhvillimet

e një goditjeje këndi të fituar nga Elseid Hysaj, ndër më të mirët e Napolit mbrëmjen e djeshme. Higuain mundohet të shkundë të tijtë, por Alan ngjitet në katedër dhe kroson për Mertens që shënon me portën e boshatisur

pas një tentative të Donarumës për të grushtuar. "San Paolo" në festë, ndërsa kuqezinjtë tronditen, sepse të pësosh përmbysjen pas avantazhit të dyfishtë është një leksion i rëndë, pikërisht si ata që mësuesit u japin shpesh nxënësve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania