Panorama Sport (Albania)

Man.Siti ngec në shtyllë, kreun e merr Liverpuli

Rikthehet te fitorja edhe Arsenali, Emeri bën sherr me Ozilin dhe e përjashton

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mançester Siti pen gohet në javën e tretë dhe Liverpuli merr përkohësis­ht vendin e parë i vetëm. "Qytetarët" u ndalën në barazim me Uolvesin, ndërsa Klop feston me Salahun. Rikthehet te fitorja edhe Arsenali, por Emeri bën sherr me Ozilin dhe e përjashton nga ekipi.

NGEC SITI- Me VAR-in do të ishte një tjetër histori, por ja që në Angli ndeshjet do të diskutohen shumë. Dhe këtë herë "viktima" është Mançester Siti. Një gol i parregullt i Uolverhemp­tonit ndal ecurinë e "Qytetarëve". Dhe episodi ndodh në minutën e 57-të kur Mutinjo hedh një krosim në zonë dhe Boli e godet me kokë dhe më vonë me dorë topin për ta dërguar pas shpinës së Edersonit. Gjesti nuk është i vullnetshë­m, por sigurisht që shërben për të devijuar topin në rrjetë. Megjithatë, Siti gjen forcë për të reaguar dhe shënon golin e barazimit me anë të Laportes në minutën e 69-të pas një krosimi të Gyndoan. Uolvesi përdor kundërsulm­et, por përqindja e mbajtjes së topit është asfiksuese në favor të Sitit. Pep donte patjetër 3 pikët, por ngecet në traversë në minutën e 94-t, kur Aguero mund të shënonte.

HEROI SALAH- Pak orë më vonë sesa ndeshja e Sitit zbriti në fushë Liverpuli, që nuk mund ta humbte shansin për t'u shkëputur dhe për të udhëhequr i vetëm Premier Ligën. Gjithçka perfekte për skuadrën e Klopit që mund 1-0 Brajtonin falë golit të Mohamed Salah dhe arrin në kuotën e 9 pikëve në 3 ndeshje. 7 gola të shënuar dhe 0 të pësuar. Deri tani një nisje spektakola­re e të kuqve që në këtë sezon duan të

fitojnë titullin kampion në Angli. Liverpuli u tregua i kujdesshëm për të mbrojtur rezultatin e marrë që në pjesën e parë, pa kaluar në aventurë. Më mirë se kaq nuk mund të ishte, por rruga drejt triumfit është shumë e gjatë.

ARSENALI OK-

Më në

fund reagon edhe Arsenali. Sa shumë vështirësi edhe në ndeshjen e tretë kundër Uest Hemit, por pavarësish­t se kaluan në disavantaz­h gjetën forcën për të fituar. Tri pikët e para për trajnerin Emeri, por në fakt plas çështja "Ozil" në skuadër. Ai pati një sherr me trajnerin

përpara ndeshjes dhe ky e përjashtoi. Pavarësish­t se u raportua si një virozë, "ESPN" këmbëngul se Ozil u pezullua nga trajneri. Ndeshja përfundoi 31 në favor të "Topçinjve" me golat e Monreal, Uelbek dhe autogoli i Diop. Për Uest Hemin shënoi Arnautoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania