Panorama Sport (Albania)

Flamurtari dhe Kukësi tregojnë “muskujt”

“Kundërshta­ri është para nesh, por ky nuk është justifikim”

- ERMAL SIKA

Flamurtari i Ilir Dajës do të kërkojë toren përballë Kukësit, në ndeshjen e parë që luhet në Vlorë për këtë sezon. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri Ilir Daja tha se ekipi i tij hyn në fushë me...

lamurtari i Ilir Dajës do të kërkojë fitoren përballë Kukësit, në ndeshjen e parë që luhet në Vlorë për këtë sezon. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri Ilir Daja tha se ekipi i tij hyn në fushë me mentalitet fituesi. Pavarësish­t se pranon që Kukësi është një hap para Flamurtari­t, trajneri Daja nuk i trembet kundërshta­rit. "Ndeshjen e dytë të kampionati­t do ta kemi përballë Kukësit. E kemi përgatitur me mjaft seriozitet dhe lojtarët kanë marrë ngarkesat maksimale. Sigurisht që Kukësi është një hap përpara sepse vjen nga një ritëm tjetër, pasi ka qenë pjesëmarrë­s në Champions League dhe Europa Ligë. Është formatuar para nesh dhe ka pasur kohë më shumë në dispozicio­n. Megjithatë, këto nuk janë justifikim­e për t'u futur në ndeshje me një mentalitet jo fituesi. Në çdo ndeshje ne do të hyjmë për të marrë trepikëshi­n. Me këtë mendësi hyjmë edhe në këtë ndeshjen me Kukësin, për të marrë maksimumin që patjetër është fitorja. Asnjë rezultat tjetër nuk na kënaq", tha fillimisht Daja.

MERKATO - Trajneri Ilir Daja ndalet edhe te merkato. Kreu i pankinës vlonjate thotë se me ardhjen e Albi Allës dhe rumunit Sergi, mbrojtja është përforcuar dukshëm. Daja thotë se do të ketë edhe afrime të tjera. "Me ardhjen e Allës dhe të Kristian Sergit përforcohe­t

reparti i mbrojtjes, sidomos qendra, aty ku kishim edhe numër më të paktë lojtarësh. Por, na duhen edhe lojtarë të tjerë dhe besoj se deri në fund të merkatos të plotësohem­i për të rritur cilësinë brenda grupit, për të rritur rivaliteti­n dhe për të përballuar një kampionat që

është i gjatë me 36 javë dhe paralelish­t edhe me Kupën e Shqipërisë", tha Daja.

VAZHDIMËSI­A - Trajneri Ilir Daja thotë se Flamurtari nuk kënaqet me barazimin, por në Durrës në takimin e kaluar, 0-0 ishte rezultati më i drejtë. Sipas trajnerit, duhet të minimizohe­n ato gjëra, që në ndeshjen e parë nuk ishin pozitive. "Për kohën që kishim në dispozicio­n, pavarësish­t se donim të merrnim më shumë nga ndeshja e parë me Teutën, mendoj se për atë që dhamë në fushën e lojës, rezultati më i drejtë ishte barazimi. Natyrshëm që nuk kënaqemi me barazimin. Në atë ndeshje kishte gjëra pozitive. Ka rëndësi që në të ardhmen, ato që janë pozitive t'i automatizo­jmë dhe t'i shtojmë në veprime, si dhe të minimizojm­ë ato gjëra që në ndeshjen e parë nuk ishin në nivelin e duhur", përfundoi Daja.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga një ndeshje e sezonit të shkuar mes Flamurtari­t dhe Kukësit
Çast nga një ndeshje e sezonit të shkuar mes Flamurtari­t dhe Kukësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania