Panorama Sport (Albania)

Devolli: Keqardhje për humbjen, na mungoi fati si me Tiranën

-

Kamza meritonte të merrte më shumë në derbin ndaj Partizanit. Trajneri Bledar Devolli, pas humbjes me të kuqtë, në prononcimi­n e dhënë për "SuperSport", deklaroi se pjesërisht është i kënaqur për atë që dha ekipi i tij në fushë. Devolli theksoi se duhej të bënin më shumë presing, dhe se fati nuk i ndihmoi aq sa në ndeshjen me Tiranën.

Dominuat në të parën, por u ndie lodhja në pjesën e dytë? Është për të ardhur keq mënyra si humbëm. Ne nuk shënuam episodin tonë, Partizani e shfrytëzoi. Gjithsesi, jam i kënaqur pjesërisht. E filluam ndeshjen në presion, deri te penalltia. Më pas, aty ekipi u fut në presion nga humbja e penalltisë. Në të dytën, pësuam golin dhe filluam të luanim. Patëm 4-5 mundësi për të barazuar, por nuk ia dolëm. Gjithsesi, jam i kënaqur nga ekipi. Ka mundësi ekipi të ringrihet? E kam thënë që në fillim, kam një ekip me cilësi shumë të mira. Por, duhet edhe pak fat. Fatin që patëm me Tiranën, sot (dje) nuk e patëm. Ndaj Partizanit bëmë më shumë gabime në mbrojtje se me Tiranën, presingun nuk e bëmë njësoj sot (dje). Motoja është të përmirësoh­emi çdo ditë në stërvitje.

30 minutat e fundit, Kamza nuk luajti fare…

Varet si e shikon, unë po them që patëm raste dhe bëmë disa gjëra të mira. Edhe Partizani pati disa mundësi me kundërsulm­e, por tani do eliminojmë gabimet.

Patët vështirësi të shkonit te goli…

Ne duam të luajmë futboll, të luajmë me topin. Duam ta kemi topin në kontroll. Nuk i pëlqejmë topat e gjatë, duam të shkojmë gradualish­t te porta. Nuk ndryshojmë nga kjo mënyrë loje, sa të jem unë trajner. Ende nuk jemi aty ku duhet, pasi disa kanë ardhur edhe më vonë, por unë kam besim te kjo skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania