Panorama Sport (Albania)

Telushi: Si e çaktivizov­a Plakun

“Për titullin duhet edhe pak fat, do të jetë sezon shumë i luftuar nga 5-6 skuadra”

- ILIR CARA

Bruno Telushi, me eurogolin e tij, i dha fitoren e parë sezonale Partizanit, gol të cilin ai ia dedikon familjes së tij. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "Panorama Sport", Telushi tregon edhe si e çaktivizoi Plakun te gjuajtja e penalltisë.

Fitorja e parë e Partizanit vjen me golin tuaj. A e konsideron­i një ogur të mirë këtë për ekipin dhe për ju si lojtar?

Zhvilluam një ndeshje shumë të vështirë, pasi Kamza ishte shumë e motivuar, por ndikoi edhe mungesa e tifozërisë. Kemi një tifozëri të mrekullues­hme dhe në çdo ndeshje e kemi si lojtar të 12të. Pa ata dukemi disi të dobët në fushë, pasi jemi mësuar me kurajën e tyre. Sa i përket suksesit, morëm një fitore morali që shpresoj se do të na ngrejë shumë lart.

Tifozëve u kanë munguar shumë golat e Telushit, pasi atë që e bëtë ndaj Kamzës i keni bërë shpesh te Flamurtari...

Goli më ka munguar edhe mua, pasi në sezonin e fundit fillimisht u largova në Kroaci dhe më pas u ktheva te Partizani. Por, edhe këtu pësova një dëmtim, duke bërë që të mos isha Telushi i vërtetë. Tani ndihem mirë dhe me ardhjen e trajnerit Gega, mbështetje­n e shokëve të skuadrës dhe tifozëve shpresoj të bëj më të mirën,

pasi të gjithë po më ndihmojnë që të kthehem aty ku kam qenë.

Çfarë i thatë Plakut para se të godiste penalltinë?

E para nuk ishte penallti, pastaj kur po bëhej gati ta godiste, i thashë: do e humbësh. I thashë kështu, pasi e dimë të gjithë që Hoxha është mjeshtër

i pritjeve të penalltive. Doja ta ngarkoja psikologji­kisht dhe kështu arrita ta çaktivizoj.

Në pjesën e parë patët vështirësi, por me zëvendësim­et, që e kthyen ekipin si në sezonin e shkuar, arritët ta fitonit ndeshjen...

Takimin e filluam keq, jo nga skema në fushë, por e

nënvlerësu­am pak Kamzën, por edhe terreni ishte shumë i keq, pasi nuk na lejonte të ndërtonim lojën. Ndërsa, me futjen e Asanit dhe Prognit bëmë më mirë, jo se Hebaj nuk luajti mirë. Ai u kushtëzua nga fati se në pjesën e parë u dyluftua në mesfushë dhe nuk pati topa për atë në sulm.

Ndërsa, në pjesën e dytë u hap loja dhe me Prognin përpara u krijuan shumë raste, të cilët duhet të finalizoni­m, sidomos dy raste.

Kujt ia dedikon Telushi golin ndaj Kamzës?

Golin ia dedikoj familjes time.

E shihni Partizanin për

titull?

Partizani futet për të fituar çdo ndeshje, pastaj për titullin duhet edhe pak fat. Të shohim ku do dalim në fund, pasi mendoj se ky sezon do jetë mjaft i bukur, shumë i luftuar, nga 56 skuadra. Do duket në fund të kampionati­t kush e do bëjë hapin e madh drejt titullit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania