Panorama Sport (Albania)

Gega: Hebaj s'ishte në lojë, Partizani vjen pas Kastriotit

Trajneri: E kemi bagazhin për të fituar titullin kampion

-

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në intervistë­n pas ndeshjes për "SuperSport", deklaroi se ekipi i Kamzës e vuri në vështirësi, edhe pse në fund doli me tri pikë. Gega ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e Hebajt, por vlerësonte që nuk luajtën mirë në Korçë Asani dhe Progni që e nisën si zëvendësue­s.

Partizani ndryshoi në pjesën e dytë…

Kamza është për t'u lavdëruar për grintën e tyre. Na vuri në vështirësi në pjesën e parë. Edhe fusha ishte faktor në këtë takim. Duke parë edhe kundërshta­rin, ndryshuam edhe në vendosje. Nuk jam i kënaqur në 90 minuta, por kemi shumë për të rregulluar.

Kur do jetë më i lirshëm Partizani në sulm?

E vërtetë, Hebaj sot (dje) nuk ishte fare në lojë. Nuk e di çfarë pati, pasi në stërvitje ka qenë shumë mirë. Fizikisht ka qenë shumë mirë. I duhet pak kohë, pasi në një klub të ri është pak e vështirë. Ekipi shpërdoroi disa raste në pjesën e dytë, por deri fund ishim nën presion.

Jeni i bindur se ekipi i 30 minutave të fundit do jetë Partizani i ardhshëm?

Progni dhe Asani nuk dhanë shumë në ndeshjen me Skënderbeu­n, prandaj i lashë në stol. Por, jam i kënaqur se tani që patën mundësi e ndihmuan ekipin. Duhet të jemi në lojë për 90 minuta, dhe jo vetëm me fragmente.

Ku e shihni Partizanin këtë sezon, për titull, Kupat e Europës apo për t'i shpëtuar kategorisë?

Tre klasifikim­e që unë nuk do doja t'i mendoja. Unë si trajner kam pretendime­t e mia. Edhe sot u rrezikuam, në Korçë u ndëshkuam në minutën e 91- të. Mendoj se diferencat janë të vogla mes ekipeve. Kamza na vuri në vështirësi, ashtu si Tiranën. Me Kastriotin, dhe më mbas, do e kemi më të qartë se te cili grup do jetë Partizani. Por, ne i kemi bagazhin për të qenë për titull. Nuk duhet të harrojmë që mungonin edhe "Guerrilsat", që janë shumë të rëndësishë­m, sepse Partizani nuk është mësuar të luajë në heshtje. Duhet të mbijetojmë që të jemi një grup i frikshëm për të gjithë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania