Panorama Sport (Albania)

Kukësi pezullon Frashërin, Cungu: Gjici të gjejë lider

Shkodrani shuan problemet, por do fitore në Vlorë

- SKERDILAID SULOZEQI

ukësi nuk po "kurs en" askënd. Skarci met masive po përfshijnë jo pak futbollist­ë te verilindor­ët. Pas Donjet Shkodrës, i radhës që po e pëson është Stivi Frashëri. Korçari nuk ka qenë në stërvitjen e djeshme dhe nga sa mëson ekskluzivi­sht "Panorama Sport", klubi e ka gjobitur dhe pezulluar me dy ndeshje. Shkaku akoma nuk është bërë i ditur, por dyshohet se portieri ka kërkuar largimin nga skuadra, gjë që Kukësi nuk e ka miratuar. Më parë, Frashëri ka qenë i kritikuar për shkak të shkaktimit të penalltisë ndaj Karabakut në Baku, e që nga ai moment kanë nisur edhe krisjet. Madje, lojtari u përfol se do të firmoste me Kamzën, por ditën e ndeshjes me Laçin doli në Elbasan së bashku me kuksianët. Nuk kaloi as një javë dhe Stivi Frashëri u pezullua. Stivi Frashëri është futbollist­i i tretë, i cili ka probleme me drejtuesit e ekipit brenda pak ditëve, pas Donjet Shkodrës dhe Valon Ethemit.

KONFERENCA - Ndërkohë, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, në prag të sfidës me Flamurtari­n doli në konferencë para mediave e foli për përballjen me vlonjatët, të cilën e konsideroi si takim shumë të rëndësishë­m. Sipas tij, objektivi i Kukësit në këtë transfertë janë 3 pikët. Trajneri shkodran u ndal dhe te barazimi ndaj Laçit javës që shkoi, ky 2 pikët e humbura "i dogjën" drejtuesit, por për teknikun, kjo ndeshje është e lënë pas. Kukësi do të gjejë në Vlorë "ish" si Alla, të cilin trajneri e donte në ekipin e tij. Madje, dhe këmbënguli, por ishte vetë mbrojtësi që zgjodhi të largohet. Në fund "çështja Shkodra". Edhe pse futbollist­i është kaluar në skuadrën B, trajneri shprehet se nuk ka "çështje Shkodra" te Kukësi. Cungu kërkon një lojtar që të bëjë diferencën për të qenë të kompletuar. Për sa u përket statistika­ve mes Kukësit dhe Flamurtari­t, ai bën një batutë shkodrane: "Kukësi nuk humbet në Vlorë që nga tetori i vitit 2013… Nuk u besoj këtyre gjërave. Traditës i besoj, por kësaj ne në Shkodër i themi "me qit fall me groshë".

Takimi i radhës kundër Flamurtari­t, mbas një ndeshje mes Laçit. Sa e rëndësishm­e është kjo sfidë për ju?

Çdo ndeshje është e rëndësishm­e. Jo vetëm për ne, por për të gjitha ekipet. Duke futur edhe objektivin që ka Kukësi, ne synojmë tri pikët në çdo ndeshje, sikurse edhe nesër ( sot). Ky është objektivi ynë.

Sa ka ndikuar barazimi me Laçin? A e ka prekur harmoninë në ekip?

Nuk besoj se e ka prekur një ndeshje harmoninë. Ajo nuk duhet prekur kurrë dhe duke qenë një klub profesioni­st, nuk ka arsye të mendohet diçka e tillë. Natyrshëm që dëshira ishte e madhe për ta fituar ndeshjen me Laçin, sikur dëshira është për të fituar çdo ndeshje. Futbolli i ka brenda të tria rezultatet, normalisht kur nuk menaxhon lojën siç duhet, nuk merr edhe ato rezultate që pret. Kjo na ndodhi me Laçin, edhe pse ishim superiorë. Është ndeshje e lënë prapa. Të shohim përpara tani.

Çfarë ka ndryshuar te Kukësi pas ndeshjes së parë?

Kanë ndryshuar disa individë për sa i përket formacioni­t. Pres dhe shpresoj edhe në aspektin fizik, pasi isha i vetëdijshë­m që ndaj Laçit nuk kishte freskinë e duhur, duke pasur parasysh që nuk ishin bërë tri ditë të plota prej ndeshjes me Torpedon në Kupat e Europës. Ekipi shpenzoi energji dhe kjo ka qenë një nga arsyet se pse ekipi nuk kishte ritmin e duhur në lojë. Nesër ( sot) shpresojmë të shohim një Kukës me ritëm tjetër.

Ka vërejtur ndonjë defekt apo gabim trajneri Cungu ndaj Laçit? Jeni munduar t'i rregulloni ato?

Çdo ndeshje ka anët e mira dhe të këqija. Mund të fitosh me goleadë dhe të gjesh gjëra që nuk shkojnë. I ndodh çdo ekipi në botë. Nuk bëmë mirë në aspektin e shënimit të golit, mund të shënonim golin e dytë dhe të tretë, por edhe në pësimin e golit gabuam. Ishte një gabim i yni, një dhuratë për k u n d ë r s h t a r i n . Kemi punuar gjithë javën, jemi munduar dhe shpresoj që nga nesër (sot) gabime të tilla të minimizohe­n, nuk mund të them të shuhen, pasi është e pamundur.

A është gati i gjithë grupi?

Kam pak problemati­ka me 1- 2 lojtarë. Pres deri para ndeshjes rikuperimi­n e tyre. Kemi lojtarë në dispozicio­n që duhet të tregojnë vlerat e tyre dhe se e meritojnë që janë pjesë e rëndësishm­e e ekipit.

Sa e njihni Flamurtari­n? Nuk mund të them jo unë, por asnjë trajner nuk e njeh Flamurtari­n. Kjo, pasi është një ekip që ka ndryshuar pothuajse rrënjësish­t. I kam parë në ndeshjen kundër Teutës dhe normalisht duke pasur parasysh organizimi­n dhe kontingjen­tin, ka një grup kualitativ, janë një ekip jo i lehtë. Gjithsesi, Kukësi ka emrin e vet, kualitetin dhe ambicien e vet, ndaj nuk kemi pse i druhemi asnjë kundërshta­ri.

Ka një "çështje Shkodra", nuk është as në stërvitje…

Nuk besoj se ka një çështje Shkodra. Ai është pjesë e klubit të Kukësit sërish. Ju e keni parë në formacion, që do të thotë se ka qenë një lojtar që e kemi menduar si një element që mund të kontribuoj­ë për Kukësin.

Është pjesë e planeve tuaja?

Është pjesë e Kukësit. Sa kohë stërvitet me Kukësin, patjetër që është pjesë e planeve.

Kur mund ta shohim Kukësin që do Cungu. Ka një afat kohor?

Realisht duhet kohë, Kukësi ka ndryshuar shumë, ka shumë prurje. Në këto kushte duhet kohë. Jo mua, por sportistëv­e, të cilëve u duhet kohë për t'u ambientuar dhe për t'i vendosur të gjithë në pozicionet optimale të tyre. Dëshira është që lojtarët të vijnë sa më shpejt në formë. Kam thënë edhe më parë, jo vetëm unë, por dhe presidenti, shpresoj të vijë edhe një lojtar, që merr përgjegjës­i dhe tregon vlera në rrugën jo të shkurtër. Shpresojmë ta shohim sa më shpejt harmonizim­in e këtij grupi, që të marrim atë që dëshirojmë.

Alla iku, vjen Krasniqi. Një Kukës më i dobët apo më i fortë?

Duhet të kuptojmë diçka, që jo çdo herë ndodhin gjërat brenda dëshirave të klubit apo të sportistëv­e. Alla është larguar me dëshirën e tij. Dëshira e klubit dhe e imja personalis­ht ishte të rrinte, unë kam këmbëngulu­r për këtë. Është një lojtar që vlerat ia njihja, sikurse edhe drejtuesit. Kam qenë pjesë e bisedimeve. Presidenti e ka thirrur Allën për të pasur një bashkëpuni­m tjetër. Ai ka preferuar të bëjë zgjedhje tjetër, të cilën ne jemi të detyruar ta respektojm­ë. Suksese të ketë!

Kukësi nuk humbet në Vlorë që nga tetori i vitit 2013…

Nuk u besoj këtyre gjërave. Traditës i besoj, por kësaj ne në Shkodër i themi "me qit fall me groshë". Futbolli është futboll, ndryshojnë kohët, ndryshojnë momentet, ndryshojnë ekipet, ndryshojnë trajnerët. Kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse ecim me traditë, Tirana duhet të dilte kampione vjet, Vllaznia të mos binte nga Kategoria. Kështu duhet të fokusohesh me çdo ekip, pasi edhe fëmijët të nxjerrin probleme nëse nuk përqendroh­esh, e jo më Flamurtari. Duhet të jesh i fokusuar në 100 për qind kundër çdo ekipi. lojtarë aktualisht kanë probleme serioze me klubin. Stivi Frashëri është gjobitur e pezulluar, Valon Ethemi ka probleme me rrogën, ndërsa Donjet Shkodra është katapultua­r te Kukësi B.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania