Panorama Sport (Albania)

Shehi: Kastrioti, një “i panjohur”

uhet kujdes, tani nuk kemi më stolin e viteve të shkuara

- LLAZI SARO

Në prag të ndeshjes së dytë të kampi onatit, Skënderbeu kërkon të vijojë rezultatet pozitive për të marrë i vetëm kryesimin. I këtij mendimi është trajneri Shehi, i cili dje para mediave theksoi se, pavarësish­t kundërshta­rit, Skënderbeu hyn në fushë vetëm për fitore dhe për të dhënë maksimumin në fushë. Një gjë të tillë pritet që korçarët ta bëjnë edhe nga Fushë-Kruja, ku do të luajë përballë Kastriotit që sapo është ngjitur në Kategorinë Superiore.

Shehi, ndeshja e dytë e kampionati­t, çfarë presim nga Skënderbeu?

Jemi të bindur se kemi bërë një fillim të mirë, ndërsa tani jemi të përqendrua­r te ndeshja e radhës. Sigurisht që jemi në një situatë, ku kemi riformatua­r ekipin dhe presim të afrojmë edhe dy elementë brenda këtyre ditëve për të forcuar grupin.

Këtë javë keni përballë Kastriotin, si e shikoni këtë ndeshje?

Është një ndeshje e veçantë ndaj një ekipi që vjen nga Kategoria e Parë. Ndoshta nuk kanë emrin e Partizanit që luajtëm ndeshjen e parë, por kanë elementë, të cilët janë për t'u vlerësuar dhe nga ana tjetër them se meriton respekt maksimal në këtë takim.

Me afrimin e Filit do të ndryshojë Skënderbeu në modul?

Sigurisht që do të ketë ndryshime në modul në përputhje me ndeshjet e veçanta që do të luajmë dhe situatave që do të na vihen përpara. Fili është një element i rëndësishë­m për ne, duke parë edhe potenciali­n që ai ka.

Duke iu referuar ekipit, duken shumë ndryshime... Keni bërë modifikime me vetëm pak lojtarë që janë nga vjet...

Unë e kam thënë edhe më herët që vërtet në ekip kemi bërë shumë ndryshime dhe kemi pak lojtarë nga sezoni i kaluar. Ata futbollist­ë që luajtën ndaj Partizanit janë lojtarë që kanë potenciali­n të jenë pjesë e Skënderbeu­t, por sigurisht që nuk kanë minutat e duhura në këmbë. Ata kanë nevojë për besim dhe për shumë minuta. Mirëpo, merkato është ende e hapur dhe presim ende përforcime për të kompletuar ekipin. Ne kemi punuar me dy standarde duke ruajtur një brez lojtarësh, por nga ana tjetër duke afruar të rinj.

Një ekip shkon larg nëse ka stol të fortë, gjë që Skënderbeu nuk e ka...

Po, sigurisht, stoli është pjesë e rëndësishm­e. Duhet t'u japim besim djemve të rinj dhe unë kam besim që ata do të përmirësoh­en dhe shpresoj që të vijnë në rritje.

Në ndeshjen e parë pamë një ekip që vraponte shumë. Jeni i kënaqur?

Ne këtë kemi kërkuar, që të kemi një ekip agresiv dhe e etur për fitore. Duke parë që nuk jemi ai ekipi i vjetshëm, por kemi më shumë energji, duhet të bëjmë këtë gjë.

Cila është kërkesa juaj për këtë skuadër?

Kërkesa ime bazohet te fakti që të japin të gjithë maksimumin. Duke parë edhe potenciali­n që kanë, secili duhet të besojë tek aftësitë e veta sepse jo më kot janë pjesë e Skënderbeu­t. Janë lojtarë që kanë cilësi dhe mund të rriten për të mbajtur peshë.

Duke qenë me këmbë në tokë, ky Skënderbe ku shkon sipas jush?

Duhet të shohim sa më afër. Jo të shohim larg dhe të përcaktojm­ë objektivat. Për ne objektivi i radhës është gjithmonë

ndeshja e radhës më pas hap pas hapi shohim se ku jemi.

Për t'u kthyer te Kastrioti, sa e vështirë do të jetë kjo transfertë?

Është fillimi i kampionati­t dhe njohuria për kundërshta­rin nuk është e madhe. Vjen nga një kategori më poshtë, por do të japë maksimumin, pasi kërkon të bëjë mirë.

Nuk keni mundësi të ndryshoni në këtë ndeshje?

Prurjet e reja nuk janë ende gati dhe jemi të detyruar të bazohemi tek ai ekip, i cili luajti dy takimet e para të këtij sezoni.

Në Fushë- Krujë vetëm për fitore?

Ekipi im, për sa kohë unë do të jem në krye, do të hyjë në fushë vetëm për të dhënë maksimumin. Ne do të kërkojmë që në çdo takim të japim më të mirën dhe pavarësish­t se çfarë rezultati do të prodhojë ajo ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania