Panorama Sport (Albania)

5 5# 0 @ <

-

Kastrioti do të kërkojë të marrë maksimumin në takimin e sotëm ndaj Skënderbeu­t. Kështu shprehet mesfushori me tipare sulmuesi i krutanëve, Aleksandër Abdel Rahim, i cili në debutimin e tij në Superiore ka lënë përshtypje pozitive. Në intervistë­n e tij të parë për "Panorama Sport", greko- sudanezi shprehet i lumtur për ardhjen e tij në Shqipëri.

Cilat janë përshtypje­t e para rreth Shqipërisë dhe futbollit këtu?

Është një vend i këndshëm dhe niveli i futbollit është i lartë. Këtu njerëzit janë shumë mikpritës. Është diçka e bukur, pasi të gjithë të respektojn­ë dhe askujt nuk i bën përshtypje nga je apo nga vjen. Nëse je pjesë e skuadrës këtu, respektohe­sh njëlloj si lojtarët vendës dhe më pëlqen që nuk ka dallime dhe jemi të gjithë të barabartë.

Çfarë mendoni për skuadrën tuaj të re? Mendoj se kemi një skuadër të mirë, me lojtarë mjaft cilësorë, por edhe me futbollist­ë ekspertë. Kemi një staf teknik që punon mjaft mirë me në krye trajnerin, i cili nuk resht së kërkuari maksimumin. Morët vlerësime pozitive në ndeshjen e parë, çfarë mendoni pas fillimit të mbarë?

Kampionati është i gjatë dhe topi është i rrumbullak­ët, ndaj asnjëherë nuk duhet të kalojmë në eufori se morëm tri pikë, por duhet të punojmë shumë që të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Ndeshja tjetër është edhe më e vështirë, si e shikoni përballjen me Skënderbeu­n?

Kemi një ndeshje të vështirë përpara, pasi luajmë me kampionët. Jemi përgatitur gjithë javën për këtë ndeshje dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm. Luajmë në fushën tonë të re jo shumë larg nga qyteti dhe do të doja që të kishim edhe mbështetje maksimale në këtë ndeshje të rëndësishm­e. Bujar Balliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania