Panorama Sport (Albania)

Shkodranët bindin në lojë, por “ngecin” te barazimi

Goli i Zogajt s'mjafton, Lami shpëton Veleçikun

-

Vllaznia nuk shkon më larg se barazimi ndaj Veleçikut. Loja nisi me shkodranët dominues, ndërsa Hasan Lika hodhi në fushën e lojës më të mirët që kishte në dispozicio­n. Vendësit dhanë sinjale pozitive në minutat e para, ndërsa "kërcënimi" më serioz erdhi nga këmbët e Likës përmes një goditjeje dënimi. Miqtë u munduan me kundërsulm­e, por pa krijuar panik në portën e mbrojtur prej Sherrit. Tafili ka shansin që të arrijë avantazhin me kokë, por pa gjetur kuadratin. E megjithatë, në të 28-ën erdhi erdhi goli. Ka qenë një pasim pas shpinës së kundërshta­rëve i dhënë nga Krymi për Gocajn, i cili pasi vepron bukur në zonë, nxjerrë të lirë Zogën që shënon. Ndërsa në minutën e 36-të ka qenë Gurishta që shënoi pas harkimit të Tafilit, por ishte në pozicion jashtë loje. Tjetër tablo shfaqi pjesa e dytë e takimit dhe kjo si pasojë e ndërrimeve që u kryen. Miqtë fituan hapësira dhe në të 51-ën dhe 57-ën rrezikuan me D. Çokaj dhe Tomën. Në minutën e 74- t, Zogaj merr krahun e majtë, por gjuajtja e tij u largua në vija fatale prej mbrojtjes koplikase. Më pas kanë qenë miqtë që përmes Synajt kanë ekzekutuar një goditje dënimi dhe topi, pasi u përplas në shtyllë, u kthye në zonë, aty ku Lami nuk ka falur dhe ka sjellë baraspeshë­n. Ndërsa në minutën e 80-të është Valdon Zeqja, një lojtar i tjetër i ri i ardhur për provë te Vllaznia, i cili ka GOLAT: Zogaj 28'/ Lami 75' VLLAZNIA: Sherri (Selimaj 46'), Gocaj, Gurishta, Borshi (Isufi 46'), Marku ( Zeqja 58'), Lika (Pusi 46'), Tafili, Krymi, Hajdari (Antony 58'), Bilali (Mehmedaj 58'), Zogaj; Trajner: H.Lika VELEÇIKU: Vjerdha, Kaçubi, B.Çokaj (Lumaj 80'), Lami, Hoxha, Pelinku (Popaj 80'), Bega, Gokaj (Mustafa 64'), Synaj, D.Çokaj, Toma; Trajner: B.Duli. GJYQTARË: I.Myrtja, F.Thorja, J.Podgorica

tronditur me kokë shtyllën e majtë pingule të portierit Vjerdha, pas një harkimi nga e majta. Shkodranët mund të gjenin sërish avantazhin në të 85- ën, kur Krymi shërbeu për Zogajn. Por gjuajtja e tij me kokë u prit mrekullish­t nga Vjerdha. Ky rezultat nuk përligji lojën e zhvilluar nga të dyja skuadrat, pasi Vllaznia ishte më dominuese. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që skuadra është gati për startin. Kuqeblutë kanë ende nevojë për afrime. Kjo përballje u ndoq edhe nga stafi teknik i Vllaznisë me në krye drejtorin sportiv, Firat, i cili kishte në krahë kishte administra­torin Lici dhe ish-futbollist­in Admir Teli, që momentalis­ht është anëtar i bordit drejtues. Admir Uruçi

LIKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania