Panorama Sport (Albania)

&esa likui#on 'h!nkollin p!r () minuta, $sku et$ ir#ita

-

Besa bind ndaj Shënkollit. Kavajasit e kanë likuiduar këtë kundërshta­r në vetëm 45 minuta. Përzgjedhj­a e formacioni­t kryesor të vendësve iu besua lojtarëve që janë fizikisht më në formë, pas ngarkesave të marra gjatë qëndrimit 20- ditor në Pogradec. Me më të mirët zbritën në fushë edhe miqtë, të cilët e nisin me shumë dëshirë lojën. E megjithatë, pësimi i shpejtë i dy golave dhe më tej nervozizmi i pashpjegue­shëm i kapitenit Emirion Mirdita, që pas dy të verdhave në të 21- ën u detyrua që të lërë fushën me të kuq, ia bën gati të pamundur reagimin. Në inferiorit­et numerik, ambicia e lezhjanëve erdhi në zbehje dhe më së shumti u përqendrua­n në mbrojtje. Kjo bëri që edhe loja e Besës të përqendroh­ej te goditjet standarde dhe duhet thënë që përpjekjet realizuan të suksesshme, derisa në këtë formë erdhën edhe golat e parë. Në të 9- ën, një top i kthyer nga shtylla pingule, dërgohet në rrjetë prej ish- kapiteni Perja, i cili me kokë nuk fal. Dhe pa kaluar dy minuta, është radha e afrimit më të ri, Alket Agalliu, që të shënojë dhe sërish me kokë. Sakaq, "vulën" ia vendosi qendërmbro­jtësi kosovar, Ardian Shaljani. Epërsia me tripletë golash në pjesën e parë e vetëkënaqi para kohe Besën. Në pjesën e dytë kavajasit kryen të gjitha ndërrimet e mundshme, e për rrjedhojë miqtë pasi e hapën ndeshjen me golin e nigerianit Kalusi nuk arritën të bëjnë asgjë tjetër më shumë. Besa fitoi me lojë e gola, ndonëse shpërdoroi mjaft raste të tjera që duhet t'i sillnin edhe goleadën. Feriz Ferizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania