Panorama Sport (Albania)

Elbasani-Lushnja mbyllet në “paqe”

Allkanjari u jep avantazhin miqve, por verdheblut­ë shmangin humbjen falë një... autogoli

- VLADIMIR MEMA

lbasani nuk shkon më larg se "X". Miqësorja e luajtur dje ndaj Lushnjës është mbyllur me shifrat 1-1. Edhe pse miqtë shënuan të parët në fundin e pjesës së parë me anë të Allkanjari­t, verdheblut­ë mundën që të "shmangnin" humbjen falë një autogoli të Sulkjes. Duhet thënë që u zhvillua një 90-minutësh mbi nivelin mesatar dhe me ritëm të kënaqshëm nga të dy kampet në fushë. Loja nis më mirë për verdheblut­ë, të cilët qarkullojn­ë më shumë topin dhe vihen më në kërkim të golit. Shkëndijën e parë e jep Ukaj nga e majta, i cili godet, por sfera devijohet në këndore nga Bejte. Ndërkohë, Lushnja mendon më shumë të mbrohet dhe të zërë në befasi ekipin vendës,

por hasin vështirësi për të goditur portën e Hasfatisë. Dueli bëhet interesant dhe përqendroh­et në mesin e fushës, ku nuk mungojnë as ndërhyrjet e forta nga të dy kampet, duke krijuar idenë se Kategoria e Parë ka nisur tashmë. Përpos dëshirës për të sulmuar, mungojnë goditjet e rrezikshme drejt portave respektive. Megjithatë, atëherë kur mendohej se fraksioni i parë do të mbyllej në barazim pa gola, mendon Allkanjari që t'u japë avantazhin verdhejesh­ilëve. Ai del i vetëm përballë portierit dhe nuk gabon, duke e dërguar ekipin e tij shumë herë më të qetë në pushim. Në të dytën Elbasani e rrit ritmin dhe vihet në kërkim të golit të barazimit, duke ushtruar presion të vazhdueshë­m në zonën lushnjare. Në të 60-ën, Brahimaj merr përsipër një goditje dënimi dhe kroson në zonë, me

topin që përplaset në këmbët e Sulkjes dhe ndalet në rrjetë, duke realizuar kështu një autogol. Ndeshja vijon të bëhet interesant­e. Pas barazimit është Lushnja që tenton më shumë në fazën ofensive, por nuk gjejnë hapësira për të goditur portën elbasanase.

 ??  ?? Çast nga miqësorja e djeshme
Çast nga miqësorja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania