Panorama Sport (Albania)

Shtylla i mohon fitoren Pogradecit përballë Egnatias

- EGNATIA:

Pogradeci dhe Egnatia ndahen në barazim. Një takim që i kalonte kufijtë e miqësores ishte ai djeshmi, ndërsa duhet thënë që loja pati ritëm të lartë dhe sidomos në pjesën e parë. Kjo ndoshta erdhi prej faktit se të dyja ekipet tashmë janë drejt konfigurim­it të plotë dhe presin startin e kampionati­t. Por, te liqenorët disa prej titullarëv­e nuk u aktivizuan që në start, pasi trajneri Fetollari kishte menduar t'u jepte një shans të fundit futbollist­ëve që janë në provë dhe sidomos dy të huajve, Fransis dhe Jusuf. Nga ana tjetër, edhe trajneri Gjonaj ruajti disa titullarë në stol, duke e kthyer këtë 90-minutësh në një miqësore provash. Në minutat e para janë vendësit më të mirorientu­ar dhe për pasojë kanë disa mundësi, ku sulmuesi Jusuf ka dalë përballë portierit, por në një moment ka goditur edhe shtyllën. Ndeshje e mirë për Egnatian në gjysmën e dytë të fraksionit të parë, atje ku shpeshherë ka dalë para portës së Malit. Ka qenë sulmuesi Bakiasi që disa herë ka qenë pranë golit, ashtu si edhe Canka, i cili është ndihmuar shumë nga loja në krahë dhe për rrjedhojë kanë provuar disa herë me kokë. Me gjithë përpjekjet e të dy ekipeve, pjesa e parë mbyllet pa gola. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët kryen shumë zëvendësim­e dhe kjo uli pak ritmin, megjithatë të dy ekipet ishin kërkues për të gjetur golin, por më kot. Loja u përqendrua më shumë në mesfushë dhe përpjekjet nga distanca nuk sollën diferencën. Romeo Xinxifi

Mali, Përe, Pura, Hysenllari, Lame, Topllari, Osmanllari, Fransis, Jusuf, Berberi, Laçka; ( Liçkollari, Hidri, Blaceri, Hykellari, Çela, Shkullaku, Tërolli, Gjona, Ndoci, Alillari).

Trajner: F. Fetollari

Fadili, Bakiasi, Dino, Koreshi, Broshka, Canka, Rexhepi, Hezige, Baze, Haremi, Ibrahimlla­ri; ( Karakaçi, Ruço, Karepi, Branica). Trajner: V. Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania