Panorama Sport (Albania)

"Festival" golash në Shijak, por në fund feston... Bylisi

- ERZENI: BYLIS:

Erzeni ka zhvilluar ndeshjen e 9-të miqësore në prag të fillimit të sezonit të ri dhe këtë radhë përballë kishte Bylisin pretendent. Pas dy fitoreve të fundit, shijakasit "ngecën" në shtëpi. Dagavelli nuk mjaftoi me dygolëshin e tij, pasi Zefi, Murataj dhe Kasa nderuan ballshiotë­t. Pjesa e parë u përqendrua në mesfushë dhe me ndonjë rast sporadik. E megjithatë, miqtë fituan disi terren dhe në 36ën gjetën avantazhin. Zefi shënon nga një distancë mjaft e largët, duke e gjetur të papërgatit­ur portierin Mema. Pjesa e dytë qe më luftarake, më spektakola­re dhe me shumë raste për shënim nga të dy ekipet. Shijakasit e rinisën vrullshëm dhe vetëm 5 minuta pas fillimit të kësaj pjese, Degavelli i futur nga stoli në pjesën e parë, pas një goditjeje këndore të Xhemalajt, barazon rezultatin 11. Por, miqtë nga Bylisi nuk mjaftohen më këtë rezultat dhe e përmirësoj­ë së tepërmi lojën, duke dominuar lojën sidomos nga ana taktike. Kështu, në minutën e 67-të Murataj kalon në avantazh ekipin e tij, por përsëri Erzeni këmbëngul dhe pas 3 minutash, në të 70- ën, është përsëri Degavelli që barazon duke shënuar dopietën e tij në këtë ndeshje. Por, epërsia e ballshiotë­ve dhe këmbëngulj­a e tyre e admirueshm­e bën që 5 minuta para mbarimit, pas një kombinimi perfekt të Liçkollari­t me Kasën, ky i fundit vulos rezultatin përfundimt­ar 2-3 për Bylisin, një fitore e merituar për të besuarit e Dovedan. Fiqiri Shehu

Degavelli 50', 70'/ Zefi 36', Murataj 67', Kasa 85'

Mema, Teqja, Bello, Vathi, Melani, Xhemalaj, Lajthia, R.Troplini, Gjoka, Kabiru, Balliu; (

Vata, A.Kllari, G.Lika, Degavelli, Dragusha, Bregu, Kacmoli). Trajner: G. Stojku

Dramolli, Dostan, Samba, Çela, Ntepe, Zefi, Shyti, Murataj, Bajramaj, Mahmutaj, Jaupaj; (

Peposhi, Hyska, Tushi, Dajlanaj, Liçkollari, Çaushaj; Trajner: V.Dovedan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania