Panorama Sport (Albania)

Apolonia e papërmbajt­shme, i bën "poker" Shkumbinit

- SHKUMBINI: APOLONIA: GJYQTARË:

Shkumbini është "thyer" në shtëpi prej Apolonisë. Dhe humbja nuk ka qenë e lehtë, por me shifrat 1-4. Skuadra fierake, e cila jo vetëm që militon në Kategorinë e Parë, por gjithashtu ka në përbërje lojtarë më cilësorë, ka qenë dukshëm më superiore se peqinasit e sapo ranë në të Dytën. Ata u shfaqën më të qartë jo vetëm në ndërtimin e aksioneve sulmuese, por edhe finalizim. Nga ana tjetër, skuadra e trajnerit Bano u mundua, por kaq nuk i mjaftoi. Takimi ka nisur me një ritëm të kënaqshëm, teksa në fillim janë fierakët që duan të kontrolloj­në lojën me aksione të rrjedhshme nga krahët. Në të 20-ën, miqtë realizojnë golin e parë me Kolgegën, që tregohet i saktë me kokë. Vetëm 7 minuta më pas, Mehmeti gjendet përballë portierit Peqini dhe e kalon topin në formë parabël duke realizuar golin e dytë. Vendësit përpiqen të reagojnë me anë të Mustafajit dhe Llucës, por nuk janë të saktë me goditjet drejt portës. Pesë minuta nga fundi, Gjyla fiton një 11- metërsh që shndërrohe­t në gol nga sulmuesi Mustafaji. Në fraksionin e dytë të dy trajnerët bëjnë disa lëvizje në formacion, duke u krijuar hapësira futbollist­ëve të stolit. Miqtë nga Fieri, nisur edhe nga fakti që i kanë nisur më herët përgatitje­t, bënë diferencën duke realizuar edhe dy gola të tjerë me autor kapitenin Nako me penallti dhe të riun Gjata. Me këtë fitore, Apolonia tregon edhe një herë se do të jetë ndër skuadrat që do të kërkojnë kreun e klasifikim­it në grupin e tyre. Fatmir Ahmeti

Mustafaji 40' (11-m)/ Kolgega 20', K.Mehmeti 27', Nako 74' (11-m), Gjata 86'

Peqini, Xhyra, Bizhyti, Bali, Çela, Isaji, Lila, Gjyla, Bërdufi, E.Lluca, Mustafaji; (

Baze, Ibërshimi, Luta, Xh. Lluca, Sharka). Trajner: A Bano

Harizaj, Braka, Nako, E.Mehmeti, Buzi, Troka, Kolgega, Hysenshaha­j, K.Mehmeti, Prifti, Bakalli;

( Çako, Gjata Zoga, Omeri, Duda, Përkeqi, Akim, Mirani). Trajner: M.Miho

Sh.Shehu, S.Dhima, G.Çepele (Fier)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania