Panorama Sport (Albania)

“Gjahtari” Salihi bën dopietë, gol Latifi

Mesfushori largon makthin në Hungari, por nuk mjafton

- OLSI TUJANI

omberi shkodran Hamdi Salihi nuk ka të ndalur. Sulmuesi 34-vjeçar ka shënuar dopietë në transfertë­n ndaj Vaker Insbruk, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Nojshtadit në javën e pestë të kampionati­t. Një ndeshje prej protagonis­ti ka pasur edhe Endri Çekiçi, i cili ka fituar dhe realizuar një penallti, por, për fat të keq, edhe ka shkaktuar një të tillë.

AUSTRI - "Gjahtari" nuk ndalet dhe shënjestro­n një tjetër pre të tijin. Hamdi Salihi vijon rrugëtimin e tij të golave në Ligën e Dytë austriake, duke treguar një rini të dytë. Formë e mirë, njohje e zonës dhe mbi të gjitha gola për fitoren e skuadrës. Golles hapi serinë e golave në minutën e 14-të për skuadrën e shqiptarit, teksa Salihi në minutën e 37-të dyfishoi shifrat. Vendësit provuan të rihapnin takimin në minutën e 47-të me Kogler, ndërkohë që shkodrani shënoi golin e 3-të nga pika e bardhë e penalltisë për Nojshtadin në minutën e 75-të, për të vulosur takimin. 6 minuta më vonë, sulmuesi u zëvendësua nga trajneri duke i lënë vendin Kienastit. Me fitoren e arritur, skuadra e Salihit u ngjit në kuotën e 8 pikëve në 5 ndeshje, ndërkohë që ky ishte goli i 3-të për shkodranin në këtë sezon. Sulmuesi është ngjitur në klasifikim­in e golashënue­sve pas dopietës së realizuar në ndeshjen e djeshme.

HUNGARI - Pas një periudhe shumë të vështirë në Hungari tek Akademia Pushkash, Liridon Latifi më në fund ka arritur të jetë protagonis­t, duke shënuar gol për ekipin e tij. Ish-i i Skënderbeu­t e nisi si titullar takimin në transfertë ndaj Paks, por

gjithsesi nuk arriti ta shpëtonte skuadrën nga humbja. Ndeshja përfundoi me shifrat 3- 2 për Paks, ndërkohë që Latifi shënoi në minutën e 81të golin e barazimit, që i çoi shifrat në 2-2. Në të 90-ën, ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë, por teksa Pushkash po merrte një barazim në transfertë, në minutën e 93- të, vendësit shënuan golin e tretë edhe pse me dhjetë vetë dhe morën fitoren. Pas 6 javëve të para,

ekipi i Latifit numëron vetëm 2 pikë dhe mbetet i parafundit në renditje.

KROACI - Një konflikt me trajnerin bëri që Endri Çekiçi të mos gjente hapësirë në skuadrën e parë të Dinamos së Zagrebit. Aktivizimi në skuadrën e dytë, i ka dhënë shqiptarit hapësirat që të tregojë vlerat e tij. Në fitoren e arritur në transfertë ndaj Sesvetes, Çekiçi ka fituar dhe shndërruar në gol një aksion personal që u finalizua me

penallti. Dinamo Zagreb 2 triumfoi në shifrat 1-2, ku për fat të keq, ishte shqiptari që e shkaktoi penalltinë për golin e vendësve. Në takimin tjetër, Eros Grezda ka munguar në skuadrën e Osijek. Me sa duket, dëmtimi nuk është shmangur në gradën 100% te mesfushori kuqezi dhe stafi nuk ka dashur që të rrezikojë me të.

SERIA B - Ledian Memushaj e ka nisur me pikë edicionin e ri të Serisë B. Peskara e mesfushori­t kuqezi ka barazuar 11 në fushën e Kremonezes.

SPANJË - Rei Manaj ka startuar nga minuta e parë ndeshjen e djeshme në transfertë të Albasetes e cila ka barazuar 1-1 ndaj Las Palmasit. Manaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45-të.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania