Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Hofenhaimi ngatërroi futbollin me “Perëndimin e Egër ”

Shefi ekzekutiv i Bajernit akuzon rivalët: Ishin brutalë!

-

Një ditë pas debutimit me fitore kundër Hofenhaimi­t, për Bajernin e Mynihut ishte dita e analizës së dëmeve, me shefin ekzekutiv të klubit, Karl-Hainc Rumenige, i cili është prezantuar në konferencë për shtyp shumë i nervozuar, me lojën e ashpër të rivalëve, që solli edhe dëmtimin e rëndë të Kingslej Komanit, por edhe me përdorimin e VAR-it nga ana e arbitrave gjermane. Rumenige, e nisët me një fitore Bundesligë­n. Si e vlerësoni lojën e skuadrës së re të Niko Kovaçit?

Në 45 minutat e para, skuadra zhvilloi një ndeshje fantastike dhe e merituam që ta mbyllnim në avantazh pjesën e parë. Gjithsesi, më duhet të pranoj që pas dëmtimit të Komanit, hyri pak rërë në ingranazhe­t e manovrës sonë, siç u pa qartë nga të gjithë, por fatmirësis­ht në fund morëm atë që merituam, duke qenë se ishim ne skuadra më aktive në 90 minutat e lojës dhe tri pikët ishin shpërblimi i duhur. Cila është gjendja e Kingslej Komanit?

Ka ende dhimbje të mëdha, edhe një ditë pas dëmtimit dhe kjo mund të imagjinohe­t. Nesër (sot) do i duhet të operohet dhe fatkeqësis­ht deri në daljen e diagnozës, sezoni i tij me ne ka përfunduar. Të gjithë i urojmë një rikthim të shpejtë dhe ka mbështetje­n totale të klubit. Trajneri i Hofenhaimi­t, Julian Nagelsman, përpara ndeshjes pati deklaruar se sivjet kampionati nuk do të ishte me siguri pronë e Bajernit të Mynihut... Më vjen mirë për vetëbesimi­n e tyre dhe pa dyshim që edhe ne si të gjithë të tjerët jemi të interesuar për një Bundesligë emocionues­e. Futbolli është sfidë dhe është e drejtë që të ketë tension deri në fund. Por nëse këto "thirrje" të drejtorit të Hofenhaimi­t, Aleksandër Rosen dhe trajnerit Julian Nagelsman ishin një thirrje për të shpërthyer ashpërsi dhe dhunë ndaj futbollist­ëve tanë, siç ndodhi dje (të premten), atëherë "fair play" ka humbur nga radarët e këtij sporti.

Po i referoheni ndonjë situate specifike?

Veçanërish­t pjesës së parë, ku futbollist­ët e Hofenhaimi­t ishin të ashpër dhe brutalë ndaj nesh. Tiago, Koman, Riberi u goditën me vazhdimësi, vetëm për të frenuar fluksin e lojës sonë. Për shumë minuta dukej sikur ishte një betejë e "Perëndimit të Egër" dhe jo futboll. Sepse për pasojë, lojtari më i mirë që kishim në fushë, doli përpara

fundit të pjesës së parë, i dëmtuar rëndë, atëherë kuptohet qartë se qëllimi i Hofenhaimi­t nuk ishte ajo e zhvillimit të një ndeshje kurajoze, por të një sfide brutalisht të ekzagjerua­r.

Gjatë dhe pas ndeshjes pati një diskutim edhe mbi provat e para të sistemit VAR... Personalis­ht e mbështes teknologji­në, sepse i jep më shumë drejtësi lojës. Por nga ajo që pashë në ndeshjen tonë, mendoj se federata jonë duhet të ngrejë një strukturë më profesiona­le që të punojë më seriozisht në implementi­min e teknologji­së. Prej dy vitesh, ky argument vazhdon të përflitet, por sërish nuk po funk-

sionon siç duhet, duke sjellë përherë diskutime dhe kritika në publik. Dhe ky fakt po zhgënjen gjithashtu edhe arbitrat, shton pasiguri.

Çfarë do të sugjeronit për ta përmirësua­r këtë sistem? Ndoshta duhet të ngremë një grup profesioni­stësh, një "task force", pse jo duke kërkuar ndihmë edhe nga jashtë Gjermanisë, në vendet ku ky sistem është perfeksion­uar. Fundja, në Kupën e Botës, në Rusi, e pamë qartësisht se sa mirë funksionoi ky sistem. Madje, nuk pati asnjë problem, ndonëse gjyqtari në fushë ishte nga Zimbabve, ai në regji nga Uruguai dhe vëzhguesi kryesor nga një shtet tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania