Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6.5 - Çaktivizon një "predhë" të Luliç, zgjidh një problem të madh me një dalje dhe, në përgjithës­i, i jep siguri gjithë prapavijës. KANSELO 7 - Diskutimi i përhershëm: kur duhet të sulmojë krijon shpesh superiorit­etin numerik, por duhet të përmirësoh­et në fazën mbrojtëse. BONUÇI 6.5 - Vërshëlleh­et në mënyrë konstante nga "Curva Sud", por bllokon Imobilen: eksperienc­ë dhe karizëm. KIELINI 7 - Nga anët e tij nuk kalohet. Bën të ndihet gjithë fiziciteti­n e tij dhe, me raste, tenton të ndihmojë edhe sulmin.

A. SANDRO 5.5 - Krahasuar me Kievon, një provë jo emocionues­e. Gabon në ndërhyrje dhe, për këtë arsye, meriton kartonin e verdhë.

KHEDIRA 6 - Nuk avancon me tepri, duke siguruar soliditet taktik. Ndihmon, e jo pak, në mbulim. ( nga 85' Bentankur pa notë).

PJANIÇ 7 - Një gol "alla Miralem". Për pjesën tjetër nuk shkëlqen, por vepron në mënyrën e duhur. ( nga 69' Emre Xhan 6 - I rregullt dhe dinamik). MATUIDI 6.5 - Bie në sy, e nuk është hera e parë, pasi nuk ndalet thuajse kurrë. Ushtron presing në gjithë fushën. BERNARDESK­I 6.5 - Ndez tifozërinë bardhezi me një tentativë me të majtën, merr pjesë edhe në aksionin që zhbllokon rezultatin ( nga 59' Duglas Kosta 6.5 - Shton xhirot e sulmit juventin). K.RONALDO 6.5 - Debuton në "Allianz Stadium", përpiqet në çdo mënyrë të gjejë gëzimin e parë personal si bardhezi. MANXUKIÇ 7 - Dylufton me "të gjithë" për të favorizuar inkursione­t e mesfushorë­ve. Nuk humbet kohë dhe shënon menjëherë golin e parë sezonal. TRAJNERI MASIMILIAN­O ALEGRI 6,5 - Juventusi i tij është shumë më i ekuilibrua­r, krahasuar me atë që u pa ndaj Kievos. Veprim inteligjen­t rotacioni në skuadër edhe në këtë pikë të sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania