Panorama Sport (Albania)

CR7 nuk gërvisht, shtyhet sërish takimi me golin

-

Kristiano Ronaldo dhe Juventusi herën e fundit në "Allianz Stadium" ishin ndarë kështu: nga njëra anë duartrokit­je nderuese që i përkisnin tifozërisë rivale, buzëqeshje dhe falënderim dashamirës, por edhe pak habi nga ana tjetër. Ishte 3 prilli... Dje, 144 ditë më mbrapa, CR7 u rikthye në Torino, me tjetër uniformë, atë me ngjyra bardhezi, debutimi i një aventure të re sportive. E para e portugezit në strofkën e Juventusit starton me një shikim drejt kamerës që tradhtohet nga emocionet... Dhe kush e di sesi e kishte imagjinuar veten portugezi, në të parën absolute si zot i shtëpisë në "Allianz Stadium"?! START ME FRENA DORE - Pa shkëlqyer, por edhe pa elozhe. Kështu mund të përmblidhe­t pjesa e parë e Kristiano Ronaldos. Prekja e parë e topit nga ana e tij vjen pas 3 minutash, me portugezin që lëviz shumë pa sferën në këmbë, për të mos dhënë pika referimi, por nuk kërkon as që të bëjë lojën e tij dhe kërkon thjeshtësi­në e lëvizjeve. Në minutën e 16-të duket i pushtuar nga djalli, teksa kur sforcon presingun e tij ndaj mbrojtësve kundërshta­rë dhe dërgon në panik prapavijën laciale. Por mungon sërish ajo shkëndija prej kampioni sepse Uollas i shndërrohe­t në një hije dhe e markon shumë ngushtë, duke mos i lënë as centimetra në dispozicio­n, për të stopuar edhe topin. Nuk është ndeshja nga ku priten mrekullitë e tij dhe Ronaldo e kupton këtë, aq sa nis të shfryjë dhe të tundë kokën. Shpërthimi i parë vjen në të 22ën, me një dopiohap në shpejtësi, ndërsa goditja e parë vjen në të 40-ën, po aspak e parezistue­shme. Në mes të kësaj periudhe loje, një rikuperim topi në gjysmëfush­ën e tij dhe nis aksionin që solli golin e Pjaniçit. Manovra e lojës së Juves e përfshin pak dhe 33-vjeçari duket se nuk ka hyrë ende në ndeshje. PËRMIRËSIM I DUKSHËM - Kishin kaluar 4 minuta nga rikthimi në fushë i skuadrave dhe më në fund Ronaldo nis të gërvishtë: driblim dehës dhe top në mes të zonës, por Manxukiç e ekzagjeron teksa kërkon devijimin me thembër dhe paraprihet. Në të 62-ën një goditje dënimi nga pozicion i volitshëm e sheh portugezin që të përplasë sferën vetëm në barrierë. Në goditjen e dënimit që pason, Kristiano i shkon pranë golit, por goditja me kokë përfundon pak centimetra larg kuadratit. Momenti që vetë Ronaldo dhe të gjithë prisnin erdhi në minutën e 70-të, kur CR7 rrotullohe­t me mbrojtësin pas shpatullav­e dhe lëshon një predhë, të cilës Strakosha i përgjigjet me një pritje madhështor­e, duke evituar eurogolin. Edhe pas 4 minutash, të gjithë ishin gati të thërrisnin emrin e portugezit, por Ronaldo sheh sferën e asistuar nga Kanselo që të përplaset pa dashur në thembrën e këmbës tjetër, por më pas mendon Manxukiç që ta korrigjojë në rrjetë për 2-0. Kaq mjafton për ndeshjen e portugezit. Takimi me golin shtyhet për javën e ardhshme, ndonëse nga një si ai është legjitime që të pritet diçka më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania