Panorama Sport (Albania)

Juventusi nuk fal, Edi Rama feston me Anjelin dhe Ronaldon

Udhëtoi me një çarter privat, me ftesë të Igli Tares

- JETON STAMOLLA

uk është aspak një surprizë që kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, është një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit dhe sa herë ka pasur mundësinë ka ndjekur ndeshje të skuadrës bardhezi dhe jo vetëm në Torino, ndonëse dje ai ishte një ndër tifozët VIP të duelit që bardhezinj­të fituan në "Allianz Stadium", përballë Lacios, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Serisë A. Ai u nis me një helikopter "Cougar" nga Vlora në drejtim të aeroportit të "Rinas" dhe më pas fluturoi drejt Torinos me një avion privat "Charter", të cilin ka qenë klubi i Lacios që e ka prenotuar për drejtorin e tij sportiv, Igli Tare. Ky i fundit kishte shfrytëzua­r disa ditë pushimi për të udhëtuar dhe kaluar disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, por dje ka qenë në tribunën e "Allianz Stadium". Dhe duke qenë se destinacio­ni i Igli Tares ka qenë impianti torinez i futbollit, atëherë i ftuari i drejtorit sportiv ka qenë edhe kryeminist­ri i vendit, zoti Edi Rama, që ka përfituar nga rasti për të ndjekur skuadrën për të cilën bën tifozllëk, me ftesë personale nga presidenti i Juves, Andrea Anjeli. Dhe pa dyshim që ai e ka shijuar në maksimum këtë eksperienc­ë, sepse përveç fitores së Juventusit, ai ka pasur kënaqësinë të marrë edhe tri "dhurata" të tjera. E para ka qenë takimi me presidenti­n e klubit bardhezi, Andrea Anjeli, me të cilin ka komunikuar për disa minutë në fushën e lojës, momente që janë publikuar edhe në një video në "Instagram". Në të njëjtën kohë, ai ka takuar yllin e ri të Juventusit, kampionin Kristiano Ronaldo, me të cilin ka pasur gjithashtu kënaqësinë e disa përshëndet­jeve dhe një fotoje. Por në të njëjtën kohë, një tjetër dhuratë e klubit torinez ka qenë edhe një fanellë e personaliz­uar, "Edi Rama 7", e cila ka përmbajtur gjithashtu edhe shumë prej firmave të kampionëve që stërviten nga trajneri Masimilian­o Alegri REAGON ENDRI FUGA

Në lidhje me lajmin e udhëtimit në Itali të Edi Ramës, fillimisht me helikopter e më pas me çarter, ka qenë deputeti i opozitës, Edi Paloka ai që i ka transmetua­r medias, se kryeminist­ri kishte prenotuar personalis­ht një çarter për të udhëtuar drejt Italisë. Por pas kësaj, Drejtori i Komunikimi­t të kryeminist­rit, Endri Fugën, ka sqaruar në lidhje me lajmin për gazetën "Panorama": "Është plotësisht e vërtetë që kryeminist­ri Edi Rama ka udhëtuar sot (dje) drejt Torinos, por së bashku me drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare. Ata janë nisur nga Rinasi me një avion të prenotuar nga klubi i Lacios për drejtorin e tyre sportiv, Igli Tare, i cili pasi ka kaluar disa ditë pushimesh në jug të Italisë, është kthyer dje në Itali, për të bërë detyrën e tij", u shpreh Fuga për "Panorama".

 ??  ?? Rama duke pozuar me Kristiano Ronaldon
Rama duke pozuar me Kristiano Ronaldon
 ??  ?? Fanella dhuratë që ka marrë kryeminist­ri i vendit nga klubi i Juventusit
Fanella dhuratë që ka marrë kryeminist­ri i vendit nga klubi i Juventusit
 ??  ?? Rama dhe presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, duke biseduar dje në “Allianz Stadium”
Rama dhe presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, duke biseduar dje në “Allianz Stadium”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania