Panorama Sport (Albania)

Pjaniç: Nuk jemi ende brilantë, por rëndësi kanë pikët

-

Një rinovim i festuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Miralem Pjaniçin dhe Juventusin, me futbollist­in boshnjak që shpërblen në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e trajnerit dhe drejtuesve të klubit, që për 28-vjeçarin shtyn këtë verë sulmet e Realit të Madridit dhe të Mançester Sitit. Dhe përgjigja në fushë nuk mund të ishte më e denjë, më e fortë, më e qartë për mesfushori­n, i cili shpreh të gjithë lumturinë e tij për golin spektakola­r, me një goditje jashtë zone dhe tri pikët e radhës në kampionat. Pjaniç, edhe një herë tjetër u rritët me kalimin e minutave...

Nuk jemi ende në formën më të mirë. Në momente të ndryshme luajtëm mjaft mirë, por nuk ishim sërish brilantë, ndonëse e rëndësishm­e është që në fund fituam 2-0 dhe festuam tri pikët e radhës. Përballë kishim një Lacio të shkëlqyer, e cila na vuri shumë në vështirësi, me një presing të lartë, por ia dolëm sërish të gjithë bashkë. Të fitosh është e rëndësishm­e, nuk është asnjëherë e lehtë. Ne po punojmë për të përmirësua­r formën fizike, por tani e në vazhdim do të jetë më e lehtë.

E festove rinovimin me një gol spektakola­r... Jam i lumtur që do të vazhdoj të qëndroj në këtë klub madhështor. Ia dedikoj golin tim drejtuesve të klubit, shokëve të skuadrës dhe pa dyshim tifozerisë sonë madhështor­e, planetit Juventus që na bashkon të gjithëve. Nëse unë kam rritur lojën time në vitet e fundit, është pa dyshim edhe falë këtij ambienti, që të garanton gjithçka të nevojitet. Të kesh besimin e trajnerit dhe drejtuesve është e rëndësishm­e dhe kjo nuk më ka munguar kurrë. Dole shpejt nga fusha, ishe i lodhur?

Jo, ndihem mirë, por gjatë javës pësova një lodhje muskulore. Gjithsesi, nuk ishte asgjë shqetësues­e. Nesër (sot) do të pushoj dhe nga e hëna do të stërvitemi për të fituar edhe ndeshjen me Parmën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania