Panorama Sport (Albania)

"Ndeshje e madhe, çfarë fati që nuk pagova biletë"

-

Ndeshja mes Gatuzos dhe Ançelotit nisi me një puthje dhe përfundoi me një shtrëngim duarsh, por për trajnerin e Napolit marrëdhëni­a me ish- futbollist­in e tij do të vijojë të jetë speciale. Konferencë­n për shtyp që pasoi ndeshjen, trajneri i napolitanë­ve e nisi duke shpjeguar pikërisht raportin me Rinon: "Kam një kujtim të mirë nga pjesa dërrmuese e futbollist­ëve që kam stërvitur, por me Rinon kam një marrëdhëni­e të veçantë. Për mua ishte një mbrëmje e bukur dhe plot me emocione. Mund të them se patëm shumë fat që asistuam në një ndeshje të tillë, sidomos unë që as nuk pagova biletë".

Pikë të plota në kampionat, por nga lartësia e përvojës së tij, Ançeloti kërkon që ndeshjet të merren me radhë. "Kjo skuadër ka përvojë dhe njohur mbi modulin 4- 3- 3, por ndonjëherë do të na duhet të përdorim edhe 4-2-3-1, si në rastin e sotëm ( djeshëm) kur na u desh të shtonim presionin mbi Bilian. Ndryshova sistem dhe djemtë nisën një tjetër mënyrë loje. Më duhet të theksoj se edhe shtysa që na dha publiku ynë rezultoi vendimtare".

Duke vazhduar analizën e ndeshjes, tekniku 59-vjeçar njohu edhe meritat e kuqezinjve, duke shpjeguar ndër të tjera: "Milani luajti një ndeshje të mirë, por pavarësish­t se na shënoi dy herë nuk mendoj se ishte gjithçka meritë e dytë. Pas disavantaz­hit të dyfishtë doli në pah dëshirë dhe besimi ynë. Nuk u dorëzuam dhe sulmuam një Milan që nuk kishte dhënë shenja të tjera të rrezikshmë­risë. Nuk duhet që të kalojmë në disavantaz­h për të fituar ndeshjet, ndonjëherë do të na mjaftonte edhe vetëm një gol i yni për të marrë tri pikët".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania