Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Gabova unë, ky Milan ka frikë

"Luajtëm vetëm 50 minuta. Pas golit të tyre u fikëm"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Për një temperamen­t si i tij është e vësh tirë të analizohet një ndeshje me gjakftohtë­si, e aq më pak pas një disfate si ajo që Milani pësoi dje ndaj Napolit. Xhenaro Gatuzo u mundua ta bënte në konferencë për shtyp, duke folur për shkaqet dhe mënyra se si skuadra e tij mund të rritet duke respektuar pritshmëri­të e projektit të fondit "Elliot".

NDESHJA - "Në këtë humbje dhamë edhe ne kontributi­n tonë, sidomos në golin e parë të Napolit kur ramë në errësirë totale dhe bëmë rivalët me krahë. Kjo skuadër ka shumë frikë dhe faji është i imi. Pengu më i madh është që u zhdukëm nga fusha sapo rivali na shënoi, duke hasur vështirësi të paprovuara deri në atë çast. Ky aspekt duhet kuptuar dhe ndryshuar, pasi edhe në sezonin e kaluar ishte një karakteris­tikë e jona".

HIGUAIN - "Deri në minutën e 55-të preku shumë topa, ndërsa më pas nuk e kërkonim më sepse nisëm të kemi frikë. Gonzalo mund të bëjë më shumë, por dukshëm ai e rrit cilësinë e kësaj skuadre dhe mund të na ndihmojë shumë".

GOLI I PARË - "I pari që gabon është Muzakio, sepse një mbrojtës nuk mund dhe nuk duhet të pasojë në atë mënyrë. Në një ndeshje të dominuar për 55 minuta, një gabim është i pranueshëm, por ajo që nuk pranoj është që të ndëshkohem­i sapo gabojmë. Është kjo pjesa që duhet përmirësua­r".

BAKAJOKO - "Duhet të mësojë të marrë topin dhe të pozicionoh­et, por e di mirë që nuk mjafton një javë për të ndryshuar një futbollist. Kjo ishte një nga arsyet që vendosa të hedh në fushë një formacion me lojtarë nga sezoni i kaluar".

PENGU - "Më vjen keqq ë nuk ditëm të qëndrojmë të përqendrua­r dhe agresivë për më shumë se 55 minuta. Goli na preu këmbët dhe nuk reaguam, për këtë më vjen keq.

LIDER - "Nuk besoj se kemi problem udhëheqësi­sh, thjesht duhet që skuadra të

mësojë të gjejë momente kur duhet të përshpejto­jë lojën dhe të dallojë momentet e vështirësi­së".

RAPORTI ME ANÇELOTIN - "Përtej marrëdhëni­es me Karleton, sot jam i nevrikosur sepse nuk mund të vish në

Napoli, të bësh një ndeshje të tillë dhe të kthehesh në shtëpi duarbosh. Një rezultat pozitiv do të na kishte dhënë mbase një shtysë më shumë për të ardhmen, ndaj për momentin le të shohim përpara, duke mjekuar plagët".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania