Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Interi në borxh me tifozët, Ikardi i karikuar

Në “Meazza” shkon Torino: Naingolan gati, por s'rrezikojmë

- Përgatiti: LEDIO NASE

ë shumë se antiJuvent­usi duhet të jemi antiRoma ose anti- Napoli, duke konsiderua­r diferencën në mentalitet të lindur nga rezultatet e viteve të kaluara. Qartë, nëse mendojmë vetëm te Sasuolo jemi anti- askush. Por, ajo humbje nuk hodhi poshtë asgjë, jemi një skuadër e fortë. Sigurisht, është e nevojshme të japim më shumë". Është propaganda e Luçiano Spaletit në përgatitje të debutimit sezonal në "San Siro" kundër Torinos. "Gjatë javës kam parë etikën e duhur në stërvitje, - vijon trajneri zikaltër, - jam i lumtur prej seriozitet­it të shfaqur nga lojtarët e mi. Do jetë një ndeshje e vështirë, Torino për nga tradita është një skuadër që lufton gjithmonë me thikë në dhëmbë dhe do përsërisë tipin e ndeshjes së zhvilluar përballë Romës. Ne duhet të mendojmë të shfaqim personalit­et dhe vendosmëri: të marrim kontrollin e ndeshjes. Nga humbja në Rexhio Emilia më erdhi keq nga fakti se vendosëm në diskutim disa siguri të fituara kampionati­n e kaluar: pikërisht nga lojtarët e sezonit të kaluar kërkoj diçka më shumë, që t'u japin mësim të ardhurve". EKUILIBRA

Lidhur me formacioni­n, trajneri nuk zbulohet: "Naingolan do jetë i grumbullua­r, por duhet të kemi kujdes me direktivat e stafit mjekësor. Përveç tij, gjithë të tjerët janë në formë. Dalbert? Zhvilloi një ndeshje larg pritshmëri­ve në Rexhio Emilia, si shumë lojtarë të tjerë. Mund të bëjë më shumë, siç tregoi në fazën përgatitor­e, por duhet të mësohet me tensionin e futbollit tonë për të gjetur një ekuilibër. Besoj tek ai, përndryshe do kisha kërkuar shitjen. Shkrinjar?

Është rikthyer në formë optimale: plotësisht i rikuperuar. Gjithashtu edhe Keita, që duhet të jetë në gatishmëri ashtu si të gjithë. Formacioni anti- Sasuolo? Zgjedhjet do merren në funksion të ekuilibrav­e. A është gati skuadra për mbrojtjen me tre? I kemi konsolidua­r njohuritë mbi modulin me tre në prapavijë, ndaj nuk kuptoj se ku qëndron problemi".

PUBLIKU

Në "Meazza" tifozëria zikaltër pritet të jetë ajo e rasteve të mëdha, gati për të mbështetur skuadrën edhe në momentet më të vështira. Dhe Spaleti është i vetëdijshë­m: "E kamë thënë edhe më parë, jemi në borxh me ta: duhet të dimë që mbështetja e tyre nuk na ka munguar dhe nuk do na mungojë asnjëherë, ndaj duhet të japim diçka më

shumë se futbolli i luajtur, i ndërtuar me skema në dërrasën e zezë e diskutime sepse e meritojnë.

VAR

Spaleti u ndal edhe tek aplikimi i VAR- it dhe gjoba prej 10 mijë eurosh e marrë nga gjykatësi sportiv pas protestave në përfundim të Inter- Sasuolo: "Janë ndërmarrë disa modifikime, e rëndësishm­e është që të gjithë t'i njohin… në

përgjithës­i gjithçka bëhet si pasojë e një drejtësie më objektive. Lexoj edhe se kam ofenduar, nuk është e vërtetë: ndoshta edhe në këto raste do nevojitej VARi. Përveç të tjerave, situata më kushtoi edhe shtrenjtë: ekziston një rregullore, krahas gjobës së gjykatësit sportiv pagova edhe këtu brenda... mund ta imagjinoni kush e ka ndërtuar atë rregullore... ".

IKARDI

Në mbyllje, një koment mbi kapitenin: "Është dakord me mua: ka qenë gjithmonë një bomber i jashtëzako­nshëm, po punojmë mbi disa ndryshime që do përmirëson­in atë dhe Interin. Pyesni një qendërmbro­jtës: preferon të markosh një sulmues që parkon brenda zonës së rreptësisë apo njërin që lëviz vazhdimish­t dhe të humbet nga sytë?".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania