Panorama Sport (Albania)

!$%b$l$ &'$ ( , )ar*a fiton në +fu-'ë .atat$-'/

Mesi zhduket në pjesën e parë, por terreni ishte skandaloz

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Duhej ndërhyrja e > AR- it në minutën e fundit shtesë për të vendosur drejtësi dhe për t'i dhënë fitoren Barcelonës. Në të kundërt do të kishte qenë e padrejtë, sepse goli i shënuar nga >ajadolidi në shtesë ishte në pozicion të parregullt. Edhe pse ndoshta vendësit e meritonin një pikë, sepse treguan shpirtin dhe karakterin e tyre, Barcelona u largua me fitore dhe sigurisht me shumë kritika për terrenin e lojës. Dukej sikur luhej në një fushë patatesh dhe në tapetin e shkatërrua­r të stadiumit "Hoze Zorija" mjaftoi një gol i Dembelesë për të marrë pikët e plota.

MESI NUK DUKET- Duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të parë një ndeshje të dobët të Leo Mesit, por sigurisht që këtë herë mund të justifikoh­et me terrenin e rënduar të fushës. Në pjesën e parë humbet 14 topa ? i dyti pas Dembelesë @ dhe në zonën kundërshta­re e prek vetëm 1 herë. Mjafton kjo statistikë për të treguar pse katalanasi­t nuk fituan dot që në pjesën e parë. Por, edhe për meritë të portierit Masip, i cili bëri ndërhyrje spektakola­re ndaj Dembelesë,

Pikesë dhe Suarezit.

Dembele dhe >AR- Por, Barcelona e dinte që duhet të bënte një sforco për të marrë 3 pikët dhe ia doli mes vështirësi­ve ta dërgonte topin në rrjetë me anë të Dembelesë. Në minutën e 57-të, Serxhi Roberto i ul bukur një top me kokë dhe francezi e godet menjëherë, duke shtangur portierin

dhe mbrojtjen. Por, >ajadolidi nuk u dorëzua dhe kishte raste për të shënuar, edhe për faktin se Barcelona lëshoi terren, duke menduar të mbronte rezultatin. Suarez shënoi në fund, por ishte në pozicion jashtë loje. Minutat finale ishte spektakola­re sepse vendasit gjetën golin e barazimit me anë të Kekos,

por ndërhyrja e >AR-it bëri që ai të anulohej gjithashtu për pozicion jashtë loje. Në këtë mënyrë Barcelona merr fitoren dhe bëhet skuadra e parë në Spanjë që në 7 sezonet e fundit i ka fituar të dyja ndeshjet hapëse. A radita vazhdon në kampin katalanas, edhe atëherë kur ka shumë vështirësi...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania