Panorama Sport (Albania)

Laçi “zverdh” Luftëtarin, i vetëm në krye

ien në frymën e fundit, hkurtaj nuk e shmang disfatën e dytë

- OLSI TUJANI

Besim, forcë, grintë dhe saktësi. Laçi ia del që të marrë fitoren e parë në fushën e vet, duke u ngjitur në krye të klasifikim­it përkohësis­ht. Një përmbysje "in ekstremis" përballë Luftëtarit që shpërdoron shumë dhe del në të dytin takim pa pikë. Një gol i Shkurtajt me kundërsulm në fundin e pjesës së parë përmbyset nga një aksion model i Eler-Shtubina dhe në fund, në të katërtën shtesë, është Gjoni që dërgon me kokë një top në cepin e pamundur për portierin Ruçi. Tri pikë të arta për kurbinasit që tregojnë edhe një herë se besimi deri në fraksionin e fundit shpërblehe­t.

AGONIA - Pjesa më e madhe e 45 minutave të para, u kanë shërbyer skuadrave që të studiojnë njëra-tjetrën. Lojë e përqendrua­r në mesin e fushës, me skuadrat që nuk donin të gabonin në prapavijë dhe bënin shumë pak për të kaluar mbrojtjet respektive. Laçi mundohet që të qarkullojë dhe administro­jë takimin, por Luftëtari provon me tentativa interesant­e që të vërë në provë Selmanin.

SHKËNDIJAT - Që në minutën e dytë, Lushkja kërkon të gjejë të papërgatit­ur portierin e miqve, por sfera e shënjestru­ar prej tij nga jashtë zone, nuk gjen kuadratin. Më tej, ka një super shpërthim të Ymerajt, i cili në të djathë është i pandalshëm edhe me sparkatën e Sefgjinajt, por krosimi në qendër nuk gjen në kohë Shkurtajn.

UZUNI DHE SHKURTAJ - Rasti ideal i ndeshjes regjistroh­et në minutën e 44-t, kur Shkurtaj tenton të futet në zonë, por nga vonesa bllokohet nga mbrojtësi dhe pasi humb mundësinë e goditjes, rrëzohet duke kërkuar penalltinë. Për kryesorin ishte lojë e rregullt që urdhëron sulmuesin të ngrihet menjëherë. Mirëpo, aksioni i radhës menjëherë gjen verdheblut­ë ( fanella e dytë e Luftëtarit) në kundërsulm me Shkurtajn, i cili me shpejtësi del përballë Selmanit dhe e çon topin në cepin e djathtë të portës së kurbinasve. Gol që mjafton për fraksionin e parë të takimit.

SHTUBINA - Zëvendësim­i i kurbinasve bën që Laçi të shtyjë më tepër drejt sulmit. Është Shtubina që kombinon disa herë me Uzunin për të udhëhequr manovrën e Laçit. Një kundërsulm dhe pasi perfekt i Eler në qendër, nxjerr Shtubinën përballë portierit që, edhe pse devijon pak topin,

nuk e ndal. Barazon Laçi.

FUND PËR "ATAK" - Luftëtari ka disa shanse për të dyfishuar, por nuk ia del. Për këtë nuk e ndihmon as Xhekson që ndëshkohet me të kuq, pasi bën një veprim të rrezikshëm ndaj Mersinit. Në minutën e katërt të kohës shtesë,

një goditje standarde e Laçit shndërrohe­t në golin e artë për vendësit. Një fund ndeshjeje për "atak", teksa Gjoni godet saktë me kokë brenda zonës dhe kurbinasit në delir. Tri pikët e para dhe përkohësis­ht vendi i parë në klasifikim për Mërgjyshin dhe të tijtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania