Panorama Sport (Albania)

Perlë e Telushit, Partizani feston në Kamzë

Ndeshje me dy fytyra, Plaku shpërdoron penalltinë

- ABDULLA DUSHKU

Partizanit i është dashur të presë 98 ditë që të shënojë golin e parë dhe të marrë fitoren në ndeshje zyrtare. Fitorja e fundit daton më 19 maj, 21, në transfertë­n e Vlorës, me gola të Abdurrahim­it dhe Prognit. Gjithashtu, kjo është fitorja e 1001-të për "demat" në Kategorinë Superiore në 66 edicione ku kanë marrë pjesë. Partizani i trajnerit Gega ka koleksionu­ar trepikëshi­n e parë sezonal, falë eurogolit të Bruno Telushit në minutën e 67-të në transfertë­n e Kamzës. Referuar lojës së zhvilluar në një ambient të akullt, pa praninë e spektatorë­ve, për shkak të dënimit të fushës së Kamzës nga Disiplina, skuadra e trajnerit Devolli nuk e meritonte humbjen. Vendësit dominuan për rreth 60 minuta dhe nëse Plaku do të kishte shënuar nga pika e penalltisë në fund të pjesës së parë, trajektorj­a e derbit mund të ishte ndryshe. Nga ajo që u pa dje, Partizani duhet të kënaqet vetëm me trepikëshi­n, pasi paraqitja në fushë, kryesisht në pjesën e parë nuk kishte gjë të përbashkët me një ekip profesioni­st. Por, zëvendësim­et e kryera, që kthyen ekipin tek ai grup që mbylli edicionin e shkuar, dhanë rezultat në lojë dhe në shënimin e golit. Trajneri Devolli ka krijuar një grup simpatik dhe me pak kujdes mund të merrte të paktën një pikë ndaj "demave", ndonëse kishte premtuar se fitorja e Kamzës do të ishte si te filmi "E bukura dhe bisha".

PJESA E PARË- Të dyja ekipet vinin në këtë derbi të vogël të kryeqyteti­t me shpresën për të fituar. Trajneri Gega kishte modifikuar formacioni­n në krahasim me ndeshjen e Korçës, por asgjë nuk funksionoi. Kaza e Devollit e nisi ndeshjen me më shumë besim dhe menjëherë e hodhën vështrimin drejt portës së Partizanit me protagonis­t Sebino Plakun. Rreshtimi i vendësve ishte perfekt, duke u marrë mesfushën të kuqve, të cilët ishin të "paralizuar" në çdo sektor dhe të besuarit e Gegës nuk ishin të aftë të bënin 2-3 pasime të sakta, pa folur më pas për ndërmarrje aksionesh. Kamza është dominuese në pjesën e parë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa të kuqtë mbeten sporadikë dhe me gabime të shumta, si në fazën mbrojtëse, por edhe në mesfushë, pasi për sulm nuk bëhej fjalë. Në minutën e 43-të Esat Mala mund të surprizont­e vendësit, por gjuajtja e tij është

lehtë. Në fund të kësaj pjese, kapiteni Plaku shpërdoron mundësinë "e artë" për të shënuar, pasi humbet penalltinë që e fitoi vetë, por që u kontestua nga miqtë. Në shifrat 0-0 mbyllet fraksioni i parë i derbit.

PJESA E DYTË- Të dyja ekipet hyjnë në fushë me nga një

zëvendësim. Te Kamza Bonani i lë vendi Zisit, ndërsa te Partizani, Mensah zëvendësoh­et nga Asani. Dukej qartë që të dyja ekipet kërkonin të freskonin fazën sulmuese. Edhe pjesa e dytë nis më mirë për vendësit, por fusha u bë faktor në këtë takim, pasi nuk lejonte

kontrollim­in e topin nga lojtarët. Në minutën e 61-të Hebaj ia lë vendin Prognit, ndërsa 3 minuta më pas Kamza përforcon sulmin me Martinenën që hyn në vend të Malajt. Ndërrimet e ndryshojnë si me buton lojën e Partizanit, duke vënë në vështirësi Kamzën. Me rritjen e

presionit dhe cilësisë së lojës, vjen edhe goli i fitores për "demat". Merita i takon Bruno Telushit që nga një goditje dënimi shënon në supergol. Më pas, të kuqtë nisin të kontrolloj­në lojën, ndërsa vendësit duken të pafuqishëm, të rrezikuar. Në çerek orën e fundit ka vend

edhe për Bardhin te Partizani dhe Mumajesin te Kamza, por pa bërë ndonjë ndryshim në ritmin e lojës. Gerhard Progni nëse do të ishte më i qetë në finalizim, mund të kishte dyfishuar rezultatin, pasi pati dy mundësi. Gjithçka mbyllet me fitoren e Partizanit.

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? FQ. 9-11 KAMZA-PARTIZANI 0-1 Të kuqtë festojnë
golin e Telushit
Foto: F.Hazizllari FQ. 9-11 KAMZA-PARTIZANI 0-1 Të kuqtë festojnë golin e Telushit
 ??  ??
 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Të kuqtë festojnë golin e Telushit
Fotot: F.Hazizllari Të kuqtë festojnë golin e Telushit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania