Panorama Sport (Albania)

Dinamo merr Shetën, tension te Vllaznia

“Kam kritikuar klubin dhe po hakmerren tek im bir”

- SENAD NIKSHIQI

sh- lojtari i Vllaznisë, Luan Shpuza, lëshon akuza të forta për akademinë. Djali i tij, Albi, është lënë jashtë seleksioni­meve të bëra, edhe pse është lojtar i ekipeve kombëtare të moshave. I gjendur në këtë situatë, Shpuza deklaron se ky vendim për të birin ka ardhur si pasojë e kritikave të bëra prej tij karshi akademisë apo Vllaznisë. "Djali im është pjesë e kombëtares U15 dhe në prag për të shkuar tek U-17. Tek akademia 'Vllaznia' ndodh në mënyrën më primitive të mundshme. Këto probleme kanë ardhur prej keqmenaxhi­mit nga njerëz të paaftë të strukturav­e të Bashkisë Shkodër. Kryebashki­akja u ka besuar njerëzve joprofesio­nistë e për këtë po ndëshkohet Shkodra dhe po e vuajnë të gjithë. Unë si opinionist sportiv kam oponencë me njerëzit që janë të paaftë, të pandershëm dhe që nuk janë profesioni­stë. Mua djalin tim Albin ma largojnë nga Vllaznia vetëm për hakmarrje ndaj meje sepse unë jam kritik ndaj trajnerëve të paaftë dhe marrin lojtarë me telefonata, pa teste, pa konkurse, seleksiono­jnë pa komisione", kështu e nis rrëfimin e tij ish-futbollist­i i kuqebluve.

AKADEMIA - Shpuza tregon sesi funksionon­te akademia "Vllaznia" në kohën kur ai ishte drejtues në vitet 2009-2011, ndërsa evidenton: "Në periudhën kur isha unë

drejtues tek akademia, kishte komision për lojtarët dhe ata ishin profesioni­stë të vërtetë. Të mos hakmerren te fëmijët se është e turpshme. Kush ka ndonjë gjë personale, të merret me mua personalis­ht. Më kanë mua përditë në Shkodër, por jo te fëmijët sepse ajo që humb është Shkodra. Nuk është problem te djali im sepse ai është drejt Rapidit të Vjenës dhe ka për t'u provuar atje, por duke u larguar djemtë po bëhet një anarki e madhe këtu në Shkodër. I bëjnë kontratat në Shirokë, shkojnë duke ngrënë dreka e darka me refugjatë apo ndonjë dajë lojtari. Këtë e

kam konkretish­t me trajnerin Brikeno Bizi, një trajner joprofesio­nist që degradoi edhe tek akademia ' Ada' e Velipojës duke e shkatërrua­r atë, ndërkohë që ne e ndërtuam bashkë me presidenti­n Lazër Matija në atë kohë".

HAKMARRJA - Shpuza e di edhe arsyen se përse po hakmerren ndaj djalit të tij. "Kritikova në kohën kur u larguan dy trajnerë të akademisë 'Vllaznia' si Nefail Zhejani apo Denis Zmijani, por edhe Elvin Beqiri më përpara dhe emra të tjerë, janë emra që po bënin punë dhe pse duhej të largoheshi­n? Pas 10

ditësh nga kjo deklaratë e imja e pëson djali im dhe i thonë tek akademia ' Vllaznia' se nuk je i denjë për ekipin. Pra, është një kambanë alarmi dhe unë i bëj thirrje kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, administra­torit Suad Lici, bordit drejtues që të mblidhen dhe të shohin se kush i heq me telefon trajnerët, largohen njerëz të shkolluar dhe vijnë njerëz nga rruga që s'kanë asnjë lidhje", theksoi ai.

KORRUPSION­I - Ish-lojtari tregon korrupsion­in dhe mënyrën sesi seleksiono­hen lojtarët tek akademia " Vllaznia", ndërsa shprehet se

është po ai person që kërkoi fjalën e lirë në vitet '90 duke rrëzuar mitin e komunizmit. Për Shpuzën vazhdon lufta e klasave dhe kjo edhe tek akademia "Vllaznia". "Ku je se dua të blej një kostum 'Versace' ose një palë këpucë 'Adidas' si të kryeminist­rit, kështu seleksiono­hen moshat e akademisë Vllaznia në Shkodër. Akuzat i kam të rënda dhe përballen me to ku të duan dhe si të kenë qejf. Edhe pse kam qenë kandidat për drejtor teknik dhe nëse nuk më kanë zgjedhur, nuk përbën ndonjë problem. I bëj thirrje kryebashki­akes që të mos

punojë me këto 'xhaketa', se po e shkatërroj­në akademinë dhe Vllazninë. Unë jam ai djali i ' 90- ës që kam thyer mitin e komunizmit dhe kam kërkuar fjalën e lirë sepse e kemi pësuar në biografinë tonë, unë dhe i ndjeri vëllai im Zamir Shpuza, na ka larguar Komiteti i Partisë së Punës dhe sot lufta e klasave po ekziston prapë. E dhimbshme kjo situatë që sjellin njerëzit e paaftë të akademisë 'Vllaznia'. Reformat në akademi janë të dobëta dhe duhet një dorë e fortë për ta ndryshuar situatën aty", përfundoi Shpuza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania