Panorama Sport (Albania)

Juvja leksion Lacios, Edi Rama feston me Anjelin dhe Ronaldon

Ronaldo, sërish “thatë”. “Perlë” e Pjaniç, e vulos Manxukiç

- Përgatiti: LEDIO NASE

Juventusi ka arritur fitoren e dytë në po aq ndeshje të Serisë A. Bardhezinj­të, në ndeshjen e parë sezonale në "Allianz Stadium", mposhtin 2-0 Lacion falë një "perle" të Miralem Pjaniç në minutën e 30-të (e djathtë fluturimth­i nga jashtë zone që ndalet në këndin e poshtëm të kuadratit) dhe golit të Mario Manxukiç në të 75-ën, pasi kroati shfrytëzon një top të diskutuesh­ëm të CR7- ës. I cili, ndërkaq, ngel sërish "thatë" dhe shtyn takimin me golin e parë në Serinë A. Për t'u sinjalizua­r, megjithatë, tentativa me të djathtën nga jashtë zone: thuajse perfekte, të mos ishte për Strakoshën… Lacio, në krahun tjetër, tregohet një skuadër solide, por humbet edhe të dytën, pasi doli me disfatë nga ndeshja e debutimit kundër Napolit.

JUVJA FITON SEPSE… - Edhe në 50/60 për qind të potenciali­t mbetet superiore kundrejt bardhekalt­ërve. Nuk shkëlqen, por është efikase dhe kjo, veçanërish­t në këtë fazë të kampionati­t, mjafton e tepron. I mjaftojnë pak "shkëndija" për të bërë diferencën: fillimisht Bernardesk­i që zhvillon 45' si protagonis­t, e më pas Matuidi, një "bishë" e etur për të rikuperuar topa në ndeshjen e tij të parë sezonale. Më pas dalin në skenë kampionët: godet i pari Pjaniç, me një ekzekutim të shkëlqyer me të djathtën, që mposht edhe një kundërshta­r të nivelit të lartë si Lacio. Kështu, edhe në ditën kur në sulm mungon disi cilësia në prekjen e fundit, bardhezinj­të nuk e japin kurrë përshtypje­n se po vuajnë. Alegri buzëqesh edhe për shkak të soliditeti­t difensiv. Bonuçi, i vërshëllye­r në fillim nga "Curva Sud" dhe i duartrokit­ur nga pjesa tjetër e stadiumit, zhvillon një ndeshje solide përkrah një Kielini perfekt dhe del në pah për disa harkime në thellësi.

LACIO HUMBET SEPSE… - Arrin me pak vazhdimësi në zonën e Sheznit, ndër të tjera shumë i kujdesshëm në dalje, veçanërish­t gjatë pjesës së parë. Imobile shërbehet pak dhe keq: paraqitja në ndeshjen kur me një dopietë, vitin e kaluar, përmbysi Juven në 7 minuta nuk duket as për së largu. Dhe Milinkoviç- Saviç nuk është ende në "top" formë.

RONALDO - Zero gola në 180'. Për shumë një normalitet, jo për të. CR7 luan një pjesë të parë nën standardet e tij, ku bie në sy megjithatë duke nisur aksionin e golit. Këtë herë

e nis në të majtë, në të kundërt të ndeshjes ndaj Kievos, gati të ndërrojë pozicionin me Manxukiçin. Rritet shumë pas pushimit. Strakosha kryen një mrekulli, një pritje për "Top të Artë", duke i mohuar golin. Duket sikur, siç tha edhe Alegri në Veronë, fati nuk deshi

që të shënonte as dje, kur pas aksionit Kosta- Kanselo i ngatërrohe­t mes këmbëve topi për golin e dytë, i dërguar në portë nga Manxukiç. Kristiano tani "sheh" nga Parma për festimin e parë personal në Itali. Për momentin mungojnë golat e tij, jo paraqitjet e Juves.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania