Panorama Sport (Albania)

Strakosha, “heroik” përballë Ronaldos

-

Thomas Strakosha ishte nga më të mirët në fushë për Lacion në ndeshjen ndaj Juventusit (e fituar 2-0 nga bardhezinj­të), edhe pse në fund bardhekalt­rit dolën të mundur nga "Allianz Stadium". Ja nota e portierit shqiptar, sipas mediave italiane.

("Gazzetta") 6 - Gjatë pjesës së parë tregohet i kujdesshëm te goditja-kros e Bernardesk­it dhe është i pafaj në rastin e golit të Pjaniç. Pas pushimit tregohet heroik kur ndal tentativën e Ronaldos, por është përgjegjës në episodin që sjell dyfishimin e Manxukiç.

("Eurosport.it") 6,5 - Disi hezitues kur luan topin me këmbë. Perfekt kur eviton golin e Ronaldos. Kryen ndërhyrje të tjera vendimtare, por nuk mjafton për t'i dhuruar Lacios pikët e para të sezonit.

("Goal.com") 7 - I thotë "jo" Ronaldos dhe ofron vazhdimish­t ndërhyrje, duke i dhënë siguri skuadrës. Te goditja e Pjaniç, me të drejtë, shtanget. Mund të ishte treguar më i saktë në rastin e golit të Manxukiç.

("Tuttomerca­toweb.com") 6,5 - Ndal Juventusin në disa raste, shpeshherë u besohet më shumë këmbëve sesa duarve. I shkëlqyer te goditja e Kristiano Ronaldos.

("Laziosiamo­noi.it") 6,5 - Goditja e Pjaniç është e thatë, precize dhe i kërcen përpara syve; për më shumë kishte gjithë mbrojtjen si "barrikadë" që i bllokon pamjen: nuk mund të bëjë vërtet asgjë. Magjeps kur ndal Kristiano Ronaldon në të 71-ën: devijim me dorë sipër traversës, pas "silurit" të lëshuar nga 20 metra prej portugezit. E njëjta dorë nuk arrin të "anulojë" krosimin tokazi të Kanselos: nuk shënon CR7, por e "korrigjon" Manxukiç.

("Calciomerc­ato.it") 6,5 - Pritje vendimtare pas goditjes së Bernardesk­it. Nuk mundet të arrijë te topi në rastin e golit të Pjaniç. Shfaq reflekset, duke ndalur Ronaldon: i mohon gëzimin e golit të parë si bardhezi. Ndoshta, te goli i Manxukiç mund të ishte treguar më i qetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania