Panorama Sport (Albania)

Bakaj dhe Hyka, mesazh Panuçit me dy perla

Shënon fluturimth­i, por ekipi përmbyset nga 2-0 në 2-3

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në ditët kur nga infermieri­a vijnë lajme të këqija për lojtarët e Kombëtares shqiptare, nga Amerika vijnë lajmet pozitive. Ai që i dërgon është Jahmir Hyka, i cili ditën e djeshme realizoi një gol mjaft të bukur dhe bëhet kandidat për një ftesë për dy ndeshjet që do të luajë Shqipëria në Ligën e Kombeve, me Izraelin dhe Skocinë. Me Sadikun e Roshin të dëmtuar, Balajn e Cikalleshi­n jo në formën e tyre më të mirë, 30vjeçari është një alternativ­ë e vlefshme për Kristian Panuçin. Ai ka eksperienc­ën e duhur për të luajtur me kuqezinjtë, por mbi të gjitha po kalon një formë mjaft të mirë në kohët e fundit në futbollin amerikan. Ky ishte goli i tretë që shënoi Hyka në këtë sezon. Në minutën e shtatë të ndeshjes ndaj Vankuverit, shtatshkur­tri hapi siparin e golave me një goditje fluturimth­i nga jashtë zone. Por për fatin e tij të keq, pavarësish­t se San Hoze dyfishoi rezultatin në pjesën e parë, e humbi ndeshjen sepse pësoi 3 gola në pjesën e dytë. Megjithatë, shqiptari ishte protagonis­t dhe mori duartrokit­jet e tifozëve të tij për paraqitjen. Skuadra e San Hoze e pagëzoi në profilin e "Twitter"-it me nofkën Hykaçu.

PROBLEMET - Sulmuesi 30- vjeçar është gjithmonë i hapur për t'u rikthyer të luajë me kuqezinjtë dhe Panuçi nuk ia ka mbyllur asnjëherë dyert. Madje, ai e grumbulloi në startin e aventurës së tij dhe e aktivizoi në dy ndeshjet ndaj Lihtenshte­jnit dhe Maqedonisë në transfertë. Panuçi nuk ka qenë aspak i qetë gjatë kësaj kohe sepse nga lojtarët e repartit të sulmit nuk ka pasur lajme të mira. Ata jo vetëm që nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës (me përjashtim të Manajt dhe Llullakut), por mbi të gjitha kanë pësuar dëmtime (Sadiku-Roshi).

 ??  ??
 ??  ?? Jahmir Hyka duke festuar golin e djeshëm
Jahmir Hyka duke festuar golin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania