Panorama Sport (Albania)

Ze Maria “zbor” sulmit, Maveje: Tirana, për titull

Mesfushori: Jemi edhe ne pretendent­ë, do bëjmë kthesën së shpejti

- ILIR CARA

Pritej që përforcimi i radhës i Partizanit të vinte në sulm, pasi aty ishin pritshmëri­të më të mëdha, por mbrëmë "demat" kanë zyrtarizua­r afrimin e një mbrojtësi. Pikërisht bëhet fjalë për nigerianin Alma Abo Uakili, i cili gjysmën e sezonit të fundit e kaloi te Shkëndija e Tetovës. Pas pesë ditësh Alma Abo Uakili mbush 22 vjeç dhe vjen te "demat" si një alternativ­ë në të majtë të mbrojtjes. Në sezonet e fundit, në radhët e Partizanit janë afruar disa mbrojtës të majtë, por asnjë nuk ka arritur të mbijetojë duke mos qenë të aftë për të sfiduar Renaldo Kalarin. Ish- mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës është sfiduesi i radhës për Kalarin dhe mbrëmë klubi ka njoftuar arritjen e marrëveshj­es me nigerianin për një sezon. Ja njoftimi i klubit për afrimin e mbrojtësit nigerian: "Klubi njofton arritjen e marrëveshj­es me mbrojtësin nigerian, Alma Abo Uakili. 21-vjeçari, i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur sot (dje) me të kuqtë një kontratë 1- vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Uakili, i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë, do t'i bashkohet skuadrës të martën në seancën e radhës stërvitore". Karrierën e tij si profesioni­st, mbrojtësi nigerian e ka nisur në Divizionin e Dytë të Belgjikës me skuadrën e Eupenit. Më pas, ai u transferua në Lituani, ku bëri dy kampionate të pëlqyeshme me Trakain. Madje, në përballjet që patën në Ligën e Europës, Shkëndija e Tetovës e pikasi dhe afroi në janarin e 2018-ës. Uakili luajti 9 ndeshje me Shkëndijën në kampionat, në total 432 minuta, në gjashtë raste ka qenë titullar. Ai shënoi një gol me tetovarët, por fitoi dy trofe, titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë. Ndonëse erdhi si një përforcim i së ardhmes, Shkëndija hoqi dorë Alma Abo Uakili dhe në vend të tij afroi ish-mbrojtësin e Skënderbeu­t, Gledi Mici. Mbrojtësi nigerian ka firmosur me të kuqtë pa u testuar, por mbetet për të parë nëse ai do ta bindë trajnerin Skënder Gega për fituar një fanellë titullari. Nëse Alma Abo Uakili ia arrin këtij misioni, i bie që Partizani të fitojë Trashin në fazën sulmuese, pa qenë të detyruar për ta kthyer mesfushori­n gramshiot si alternativ­ë në të majtë të mbrojtjes. Afrimi i nigerianit ka qenë i papritur pasi si përforcim në të majtë u afrua koreano-veriori Hyon-Uk So.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania