Panorama Sport (Albania)

ZbulohetZb­ulohet ditaridita­ri i i AlbertAlbe­rt Xhanit:Xhanit: BizhdiliBi­zhdili sisi arixhiarix­hi

"Në një dorë me byzylyk të shtrenjtë, në tjetrën orë kallapaçke"

- JETMIR HALILAJ

Është interesant këndvështr­imi i presi dentëve të futbollit për kolegët e tyre apo edhe për futbollin në tërësi. Por, më interesant­e bëhet kur ata i kanë "larë duart" me këtë sport dhe tani e shohin nga jashtë. Po për ata që mbajnë ditare dhe i "rrëfejnë" aty gjërat pa filtër fare ç'mund të thuhet? Albert Xhani është një i tillë. Po, ishpreside­nti i Partizanit të befason me zgjedhjen që ka bërë. "Panorama Sport" ka zbuluar disa pjesë të ditarit të tij, që përtej gabimeve ortografik­e dhe ironisë therëse, bie në sy edhe mesazhi që jep për ata që një ditë mund ta lexojnë ditarin e tij: "ma vodhën Partizanin". Por, Albert Xhani në ditarin e tij nuk i kursen batutat apo edhe përshkrime­t thumbuese në adresë të një presidenti tjetër, gjithashtu i njohur për protagoniz­min e tij në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për Nexhat Bizhdilin, të cilin Xhani jo vetëm e vë në lojë për faktin që nuk e kuptonte mirë kur fliste, por në një moment lëshon edhe një batutë disi të ekzagjerua­r: "Kur e pashë për herë të parë, m'u shfaq para syve një burrë pak ezmer e më shumë arixhi. Ishte shumë shumë i dobët, sikur nuk qe ushqyer", shkruan Xhani në ditarin e tij.

Ja një pjesë e shënimeve që Albert Xhani i ka hedhur më 11 janar të vitit 2014 në ditarin e tij, të titulluar "Xhati i Kavajës"...

PJESA 1 (E REDAKTUAR)

"Zakonisht zgjohesha herët në sabah, por atë ditë u zgjova nga ora 10 dhe meqë kisha humbur të gjitha takimet me VIP-at e supës në hotel "Rogner", i them shpurës të shkonim te klubi i KUQ. Dera u hap dhe roja na nderoi, ndërkohë që shpura nxitoi të bënte adetet e veta. Zbrita, nderova mixhelin e shumtë, të njohur dhe të panjohur, që ishin aty dhe u futa në zyrë. Hapa pak dritarezën dhe më pëlqeu të shihja barin e fushave që kish filluar të rritej me shpejtësi e s'di se ku humba midis vështrimit dhe mendimit. Bie dera, pashë tabakanë bashkë me kafen dhe shërbonjës­en që pasi më uroi ditë të mbarë u largua pak si me përtesë. S'kaloi shumë dhe përsëri u shfaq shërbonjës­ja. "Shef, kemi shumë takime, do të jetë mirë që të fillojmë që tani po ke kohë, jo nga ora 2 siç e kemi planifikua­r në program. Erdhe që erdhe... ", më thotë. S'po kuptoja gjëkafshë ç'po llomotiste... Mirë unë që mund të ndryshoja gjithçka, po personat që do të bëja takimin ku do t'i gjeja?!

Shërbonjës­ja sikur ma lexoi hallin dhe ma pret: "Shefi, kanë ardhur qysh në orën 7". Po mirë i them, ti i di këto punë. Besoj i keni shqyrtuar dhe i keni nxjerrë kërkesat dhe problemet që kanë. "Patjetër, - më thotë ajo, - i kam të 30 takimet dhe i kam diskutuar edhe me drejtoritë përkatëse. Me përjashtim të problemit që ka PRESIDENTI I BESËS". Ra zilja e telefonit, fola me dikë që s'po më kujtohet për disa sekonda. E mora përsëri fillin e bisedës dhe po dëgjoja ligjëratën e shërbonjës­es. "Shefi, edhe pse e kemi në fund të listës, do të jetë mirë ta fillojmë nga presidenti i Besës". Po pse? Ç'është ky president? Ç'është kjo Besë që paska edhe president? M'u kujtua Besa, çupa e Sabriut nga fshati. "Po jo o shef, Besa është klubi i Kavajës dhe Nexhat Bizhdili është president i klubit"! Heu, thashë se më hutove fare. Besa qenka klub dhe jo çupë! Dhe Xhati qenka president dhe jo bëzhdilë druri?! Mirë shumë i them, po pse jashtë radhe? Nejse, futeni brenda i them. Shërbonjës­ja doli e pas pak minutash m'u shfaq para një njeri që m'u duk pak ezmer e më shumë arixhi. Shumë shumë i dobët, sikur nuk qe ushqyer kurrë. I veshur tepër sportiv, por me një gustoshumë të ngatërruar. Në njërën anë të dorës një byzylyk të shtrenjtë, në anën tjetër një orë kallapaçke! U ngrita, i zgjata dorën dhe.... ".

(Vijon në numrin e nesërm).

Shënim: Ky artikull është ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 ?? Xhani dhe Bizhdili
dikur në tribnë ?? Shënimet Shënimet "e "e hidhura" hidhura" të të ish-presidenti­t ish-presidenti­t të të Partizanit: Partizanit: Në Në një një dorë dorë mbante mbante byzylyk byzylyk të të shtrenjtë, shtrenjtë, në në tjetrën tjetrën orë orë kallapaçke... kallapaçke...
Xhani dhe Bizhdili dikur në tribnë Shënimet Shënimet "e "e hidhura" hidhura" të të ish-presidenti­t ish-presidenti­t të të Partizanit: Partizanit: Në Në një një dorë dorë mbante mbante byzylyk byzylyk të të shtrenjtë, shtrenjtë, në në tjetrën tjetrën orë orë kallapaçke... kallapaçke...
 ??  ?? Xhani dhe Bizhdili shtrëngoni­n duart në tribunë kur ndesheshin me njëri-tjetrin
Xhani dhe Bizhdili shtrëngoni­n duart në tribunë kur ndesheshin me njëri-tjetrin
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania