Panorama Sport (Albania)

Xherrard, çmenduri për Grezdën

Bisedime në fundin e merkatos, Osijek "fërkon" duart, ofertë 2 mln paund për kartonin

- OLSI TUJANI

Eros Grezda është një nga futbollist­ët që do të ishte përfolur shumë gjatë merkatos, në rast se nuk do të kishte një dëmtim në kavilje. Mirëpo, për vetë veçoritë që ka shfaqur gjatë sezonit të shkuar si dhe me Kombëtaren shqiptare, mesfushori i Osijekut është piketuar nga një emër...

Eros Grezda është një nga futbollist­ët që do të ishte përfolur shumë gjatë merkatos, në rast se nuk do të kishte një dëmtim në kavilje. Mirëpo, për vetë veçoritë që ka shfaqur gjatë sezonit të shkuar si dhe me Kombëtaren shqiptare, mesfushori i Osijekut është piketuar nga një emër i madh i futbollit anglez. Stiven Xherard po insiston për shërbimet e shqiptarit dhe në ditët e fundit të merkatos po tentohet transferim­i i tij. Rejnxhërs është gati që të bëjë një çmenduri për kartonin: ofron 2 milionë paund. Nga Kroacia, mediat bëjnë me dije se Osijek do të ishte parimisht dakord.

TRATATIVAT Interesimi i Rejnxhërs për Grezdën merr konfirmim nga mediat skoceze si edhe ato kroate. Bëhet me dije, që së fundmi nga Skocia ka nisur një interesim konkret për shërbimet e mesfushori­t të Kombëtares. Trajneri anglez ka kërkuar personalis­ht shërbimet e shqiptarit dhe drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për t'ia plotësuar këtë dëshirë. Për Xherard, afrimi i Grezdës në skuadër do të ishte i 13-ti në listën e afrimeve gjatë kësaj merkatoje. Xherard u njoh me futbollin shqiptar edhe me anë të Shkëndijës, e cila ishte një rival i Rejnxhërsi­t në garën e kualifikue­seve europiane. OSIJEK

Nga sa bëhet me dije në Kroaci, skuadra kroate do të ishte e gatshme që të lejonte këtë transferim të mesfushori­t, duke parë ehe shifrën e majme që arkëton nga largimi i shqiptarit. Grezda ka bërë mirë në sezonin ne shkuar me Osijekun, teksa ia doli që të shënojë në kualifikue­set europiane, në Kupën e Kroacisë dhe në kampionat një shifër prej tetë golash. Ditët në vijim pritet që të jenë vendimtare për këtë transferim të shqiptarit, teksa siç raportohet në të dy shtetet, bisedimet janë pozitive. Grezda nuk është aktivizuar në këtë sezon me skuadrën kroate, çka nuk pengon një mundësi të dytë transferim­i përveç Rejnxhërsi­t gjatë merkatos së janarit. Shqiptari po hedh hapin e madh në karrierë e kuqezinjtë do të kenë një emër të shtuar që luan në një prej ligave të rëndësishm­e.

 ??  ??
 ??  ?? Eros Grezda duke festuar golin e tij të parë me Kombëtaren, kundër Turqisë
Eros Grezda duke festuar golin e tij të parë me Kombëtaren, kundër Turqisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania