Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti ndal Romën në sytë e Panuçit, Basha debuton me fitore

-

Seria A u përmbyll në mënyrën më spektakola­re për javën e dytë. Pas surprizës së Interit, përmbysjes së Napolit ndaj Milanit, fitores tenistike të Fiorentinë­s dhe triumfit të Pastër të Juventusit, Roma nuk mori më shumë sesa një pikë përballë Atalantës. Mirëpo, për barazimin u desh shënimi i gjashtë golave. Pastore zhbllokoi shifrat në minutën e 2-të me një gol fantastik të shënuar me një devijim me finte në cepin e portës së Golinit. Nuk zgjati shumë epërsia e vendësve, pasi zikaltrit morën super xhiro dhe përmbysën rezultatin në 1- 3. Kastanje në minutën e 19-të dhe dopieta e Rigonit në minutat e 22-të dhe 28-të çoi në delir futbollist­ët e Atalantës. Në pjesën e dytë, Roma nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte takimin. Florenzi dhe Manolas ishin autorët e golave për skuadrën e Di Françeskos. Në të dy golat u pa një portier në faj, sidomos në të dytin gol, që erdhi në mes të portës së bergamaskë­ve. Pas kësaj paraqitjej­e, Gasperini duhet të rishohë edhe një herë pozicionin e Golinit si titullar, pasi Berisha, në edicionin e shkuar ka qenë një siguri e shtuar në portë. Me barazimin e djeshëm, të dy skuadrat shkuan në kuotën e 4 pikëve. Gjimshiti ishte në fushë si titullar dhe në sytë e trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, bëri një paraqitje pozitive. Në përballjen e radhës, Roma do të udhëtojë drejt Milanos për t'u ndeshur me kuqezinjtë e Gatuzos, ndërsa Atalanta do të presë Kaljarin.

Greqi - Migjen Basha ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Aris në kampionati­n grek. Skuadra e shqiptarit mposhti me rezultatin 0- 3 Lamian në transfertë. Mesfushori i Kombëtares u aktivizua titullar, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Të 3 golat për skuadrën e Aris u shënuan në pjesën e dytë. Diguni, Garcia dhe Gama ishin autorët e golave, teksa Basha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65- të. 31- vjeçari qëndroi për 90 minuta në fushën e lojës. Sfidën e radhës skuadra verdhezi do ta luajë në shtëpi ndaj Ael Larisa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania