Panorama Sport (Albania)

Memollën e përjashtoj­në nga ekipi, s'lejohet as në stadium

-

Situata e disa prej lojtarëve të Kombëtares nuk është aspak pozitive. Si të mos mjaftonte çështja "Mavraj", me të cilin Hamburg tregoi moskorrekt­ësi dhe u soll keq, është përsëritur edhe me një tjetër mbrojtës. Hysen Memolla përjashtoh­et nga Hajduk Split, me të cilin ka edhe një vit kontratë.

SITUATA - Trajneri dhe Drejtori Sportiv i Hajduk Splitit kishin menduar një zgjidhje për kontratat e tre futbollist­ëve, mes të cilëve edhe për Memollën. Duke qenë ende nën kontratë, por jashtë planeve teknike, drejtuesit kanë kërkuar që lojtarët të pranonin largimin. Mirëpo, të tre lojtarët nuk e kanë bërë diçka të tillë. Kjo ka bërë që stafi drejtues i klubit kroat të marrë një vendim ekstrem: përjashtim­in dhe dërgimin e të treve te Hajduk B.

PËRJASHTIM­I - Për Hysen Memollën, Marko Futaks dhe Zoran Niziç është vendosur që të dërgohen në skuadrën e Hajdukut B, si dhe që të mos lejohen të futen në dhomat e zhveshjes me skuadrën A apo që të mos lejohen të jenë as në stadium kur ekipi kryen seancat stërvitore. Një masë ekstreme e konfirmuar edhe nga presidenti i klubit.

MBROJTËSIT - Momentalis­ht, Kombëtarja shqiptare ka një situatë aspak të mirë sa i përket lojtarëve të dëmtuar si dhe atyre që janë pa ekip. Krahas Memollës, i cili nuk ka kryer fazë përgatitor­e me ekipin, edhe Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj dhe Naser Aliji janë praktikish­t pa skuadër. Një situatë alarmante në prag të Ligës së Kombeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania