Panorama Sport (Albania)

Ze Maria zbor Ngosë, zbatohet këshilla e Halilit

Pas fjalëve të presidenti­t, dje trajneri ka trajnuar personalis­ht anglezin

-

Urdhri është urdhër dhe hierarkia është hierarki. Këtë e di mirë edhe Hoze Marselo Ferreira, i cili ka vënë në zbatim kërkesën e presidenti­t Refik Halili. Dje trajneri brazilian në mes të stërvitjes ka marrë veç sulmuesin Majkëll Ngo dhe për gati 30 minuta personalis­ht i ka zhvilluar stërvitje individual­e. Me plan pune, Ze Maria ka punuar me anglezin, duke zhvilluar ushtrime me top dhe pa top. Ngo edhe pse i rënduar nga stërvitja është munduar që të mbajë ritmin e vendosur nga trajneri brazilian. Ze Maria duket se e ka kuptuar shumë mirë mesazhin e presidenti­t të Tiranës dhe ka nisur punën me anglezin për ta pasur gati për sfidën me Kukësin, pasi zor se do të ketë futbollist tjetër në dispozicio­n. Paralajmër­imi - Të dielën e shkuar presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shpreh se Majkëll Ngo është sulmuesi, i cili do të zgjidhë çështjen e sulmit. "Bosi" i bardhebluv­e, gjatë prononcimi­t ekskluziv për "Panorama Sport", i dha një mesazh të qartë Ze Marias, që nëse nuk gjendet lojtari i golit që kërkon braziliani, zgjidhjen duhet ta gjejë brenda ekipit. Ai është anglezi Majkëll Ngo. "Duhet të pranoj se Ze Maria në skuadër e ka zgjidhjen dhe sulmuesin që dëshiron. Është Majkëlli (Ngoja). Shumë shpejt do të jetë në fushën e lojës dhe jam i bindur se Ngoja do të bëjë diferencën, kështu që dhe zgjidhja do të vijë nga brenda ekipit. Të punohet që ai të jetë gati sa më shpejt", deklaroi presidenti i Tiranës, duke i bërë të qartë trajnerit idenë e tij për afrimet në ekip. Dhe menjëherë Ze Maria ka nisur punën me Ngonë.

Sulmi - Kaleb Ekuban është një alternativ­at e sulmit të Tiranës. Këtë fakt e ka konfirmuar Elton Marini, në emisionin "Rubrika Sportive" të RTSH-së, i cili pohoi se drejtuesit e Tiranës kërkuan sulmuesin e Kievos. "Mund t'ju them se Tirana e kërkoi sulmuesin, por ishin ndër të parët që janë interesuar për Ekubanin", tha Marini. Ndërkaq, nga mediat angleze, përflitet se Kaleb Ekuban mund të kalojë te Trabzonspo­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania