Panorama Sport (Albania)

Maveje: Titulli, plotësisht i mundur

"Kemi problem golin, por me kthimin e Majkëllit në fushë nuk do të ndalemi më"

- OLSI AVDIAJ

"Duam titullin me Tiranën". Toni Maveje është i drejtpërdr­ejtë. Ugandezi është një nga lojtarët e ardhur sezonin e shkuar te Tirana, që në sezonin e parë në Superiore me fanellën e bardhebluv­e, kërkon titullin kampion. Në intervistë­n për "Panorama Sport", Maveje një ish- lojtar i kombëtares së Ugandës, flet edhe për problemin më të madh të Tiranës, golin e munguar dy javët e para të kampionati­t. Sigurisht nuk harrohet as sfida e së dielës me Kukësin. Ja intervista me Toni Mavejen.

Dy ndeshje, një pikë. Duket sikur keni vështirësi të fitoni?

Jo nuk është e vështirë, por vetëm fillimi i sezonit. Ndonjëherë sezonin nuk e nis siç do vetë. Do të luajmë edhe ndeshjet e tjera, dhe pasi të fitojmë ndeshjet e para, pak nga pak do të jemi gati. Kështu do të marrim rrugën tonë në kampionat dhe për këtë jam i bindur.

-Sezonin e shkuar shënuat që në javën e parë të kam- pionatit?

Po, por shpresoj shumë që edhe këtë sezon të shënoj sa më shpejt, ndonëse kam tentuar disa herë që të godas portën. Në javët në vazhdim mund të kemi ndonjë surprizë.

- Ka shumë ndryshime mes Superiores dhe Kategorisë së Parë?

Sigurisht që ka ndryshime mes dy Ligave. Këtu kualiteti është më i lartë, por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, të cilët mund të luajnë shumë mirë në këtë kampionat. Qëllimi ynë kryesor është të fitojmë titullin.

-Mund ta fitojë Tirana titullin kampion?

Përfundimi­sht po! Janë luajtur vetëm dy takime dhe nëse

kthehemi te fitoret e vazhdojmë të marrim trepikësha, mund të fitojmë titullin.

-I njihni kundërshta­rët? Po i kam parë disa nga skuadrat, jo vetëm ato që kemi luajtur. Ka ekipe të mira, por edhe ne jemi goxha lart.

-Përse nuk shënon ekipi. Duket sikur ka një ngërç...

Është edhe çështje fati. Nëse

shënojmë shpejt, golat vijnë. Ndonjëherë takimet bllokohen për shkak të frikës për të mos humbur. Gjithsesi, është vetëm fillimi i kampionati­t si edhe që është e vërtetë që na mungon goli. Po presim Majkëllin të na rikthehet në ekip. Besojmë se pas golit të parë do të vijnë dhe golat e tjerë.

-Ju që keni luajtur sezonin e shkuar, duket sikur vuani këtë miksim me lojtarët, të cilët sapo kanë ardhur...

Lojtarët që kanë ardhur janë shumë të mirë dhe profesioni­stë. Do ta kenë të lehtë të përshtaten me ekipin. E kanë pak të vështirë në fillim, por do të jenë gati për sezonin e ri.

Ndeshja me Kukësin, ndoshta çon Tiranën te fitorja...

Tirana është një skuadër shumë e madhe, ka një histori shumë të madhe nga pas. Për ne nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, janë të gjitha sfida të vështira. Edhe Kukësi do të jetë një tjetër sfidë e vështirë. Por, ne jemi përgatitur dhe do të bëjmë maksimumin dhe në këtë ndeshje. Kemi zhvilluar edhe vitin e kaluar dy përballje ndaj Kukësit në Kupë. Besoj se trajneri do bëjë më të mirën për të përgatitur këtë ndeshje.

Një mesazh për tifozët? Tifozët jam i bindur se do të na përkrahin, do t'i kemi në krahun tonë. Ata na japim më shumë energji dhe shpresoj t'i shpërblejm­ë me fitore. Atmosfera është e mirë, pavarësish­t se nuk na ka ardhur fitorja e parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania