Panorama Sport (Albania)

Kamara nuk ka gjë, Shkëmbi: Krenar për këtë ekip

Fillojnë përgatitje­t për sfidën me Kamzën, trajneri zhvillon analizë dhe kërkon fitore

-

Teuta u është rikthyer përgatitje­ve në terren pas dy ditësh pushim të akorduar nga stafi teknik. Të hënën, "djemtë e detit" punuan me dy seanca stërvitore. Paradite, nën drejtimin e Françesko Vitobello lojtarët që nuk u aktivizuan në fushë kundër Tiranës punuan kryesisht në aspektin fizik në aneksin e stadiumit "Niko Dovana". Pasdite skuadra punoi nor- malisht nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi dhe stafit të tij teknik në "Olimpik Park". Lajmi i mirë për stafin teknik është se Sekou Kamara nuk ka asgjë serioze dhe mund të jetë i gatshëm për përballjen me Laçin. Mjeku i skuadrës bën me dije për gazetën se sulmuesi i krahut ka një kontraktim në këmbën e djathtë dhe nuk ka vend për panik, megjithatë konfirmoi se gjendja e tij do të shihet pas seancës së parë stërvitore. Gjithsesi, edhe nëse Kamara nuk mund të jetë gati për këtë takim, Shkëmbi ka disa alternativ­a, duke filluar nga Vecaj te Vila apo edhe Kallaku. Stërvitja nisi me një fjalim motivues të trajnerit Bledi Shkëmbi, por edhe kërkues duke i kujtuar skuadrës se deri tani kanë bërë mirë, por nuk janë aty ku duhet. "Kemi marrë një tjetër barazim, që mund të konsideroh­et rezultat pozitiv, por nuk duhet të kënaqemi me pak dhe gjithmonë duhet të japim maksimumin. Shoh dëshirë në sytë tuaj dhe kjo më bën krenar për ekipin që kam. Megjithatë ka ardhur momenti për të fituar dhe në shtëpi kundër Kamzës nuk duhet të mendojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Kundër Tiranës patëm shumë raste që nuk i shfrytëzua­m dhe më vjen keq që nuk u kthyem me fitore. Por nuk duhet të jemi nën presion. Nuk ka vend për panik, sepse unë besoj shumë te ju dhe ju ma keni treguar në fushë që impenjohen­i shumë dhe keni një dëshirë të madhe për të bërë mirë", mësohet t'u ketë thënë trajneri korçar lojtarëve, të cilët më pas nisin përgatitje­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania