Panorama Sport (Albania)

Frashëri sherr me Cungun, Shkodra gjobitet për performanc­ë të dobët

-

Stivi Frashëri është një tjetër lojtar që ka probleme me klubin. Marrëdhëni­et e klubit me lojtarin janë acaruar, e drejtuesit e klubit e kanë gjobitur e pezulluar për dy takime lojtarin. Gazeta mëson se ka qenë trajneri Cungu ai që e ka "përzënë" nga ekipi Frashërin, për shkak se ka pasur një debat me të në stërvitje, e fill mbas tij trajneri i ka bërë me dije lojtarit se për dy ndeshje ai nuk do të grumbulloh­et. Në debat me lojtarin kanë hyrë dhe drejtues të tjerë të ekipit, të cilët e kanë kritikuar dhe këshilluar lojtarin që të jetë korrekt në stërvitje e të natyrisht të sillet mirë me trajnerin. Ka qenë presidenti Gjici që, me të marrë vesh situatën e ndodhur, ka urdhëruar gjobën me një rrogë mujore dhe pezullimin për dy ndeshje. Nëse rasti përsëritet, sanksionet do jenë më të rënda sipas kreut të klubit. E njëjta situatë është dhe me Valon Ethemin. Çështja e pagës së lojtarit është zgjidhur, nga 400 mijë lekë të vjetër që ai përfitonte deri tani, rroga i është bërë rreth 1 milion lekë të vjetër. Klubi nuk i fal lojtarit sjelljen, ku sipas burimeve të sigurta në klub lojtari do gjobitet me një rrogë mujore, për shkak se ka munguar me dashje në stërvitjen e së shtunës. Donjet Shkodra, i cili përveçse është gjobitur me 30 për qind të pagës mujore për performanc­ë jo të mirë ndaj dy takimeve me Torpedon, tashmë ai është dënuar të kryejë stërvitje me Kukësin B. Burime zyrtare në klub thonë për gazetën se Shkodra nuk është në planet e klubit, pavarësish­t se trajneri Cungu e mohoi këtë fakt. Nuk ka asnjë përmirësim të marrëdhëni­eve mes klubit dhe lojtarit kosovar, pasi asnjëra prej palëve nuk tërhiqet nga pretendime­t e veta. Kukësi kërkon ta largojë, ose të qëndrojë me përgjysmim page, Shkodra kërkon të largohet duke marrë dëmshpërbl­imin ose të qëndrojë me pagën që ka sipas kontratës aktuale, e cila i skadon vitin që vjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania